Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Opinion

Shqiptarët dhe ‘ndërkombëtarët’!

November 10, 2019
14
SHARES
2.5k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Bekim Baliqi

Krijimi i “imazheve të botës” përmes kornizës së “ndërkombëtarëve” është mashtrues dhe, rrjedhimisht, joreal. Nuk mund të fitohet përshtypja për botën vetëm nga përshkrimi i saj. Ajo duhet të kuptohet edhe përmes përjetimit.

Shkruan: Bekim Baliqi

Ekziston një togfjalësh në gjuhën shqipe, që aq shpesh e aq shumë përdoret në diskursin politik e opinionin e gjerë, saqë askush nuk merr mundin as më të vogël ta sqarojë se çka në të vërtetë nënkuptojmë me të. Fjala është për termin “bashkësia ndërkombëtare”, që sipas mënyrës së përdorimit, përfshin thuaja secilin aktor (jo “akter:, siç theksohet shpesh!) botërorë e çdo organizatë, shtet ose shoqëri, e cila nuk është vendore, pra është e huaja. Paqartësia konceptuale e këtij termi bëhet edhe më e madhe kur i shtohet edhe pasaktësia e referimit ose, thënë ndryshe, kujt i adresohemi në të vërtetë me nocionin “bashkësi ndërkombëtare”, e cila në fakt më shumë do duhej të ishte ndërvarësi e shteteve sesa bashkësi e kombeve.

Sidoqoftë, çështjet ose pyetjet qenësore që shtrohen me këtë rast janë: a flet kjo më shumë për raportin tonë si shoqëri karshi të huajve?; dhe a ka të bëjë më shumë me thjeshtësimin deri në banalitet të shumësisë së aktorëve globalë në një emërtim gjithëpërfshirës apo i përshkruan paaftësitë tona kolektive të pozicionimit gjeopolitik dhe të përkufizimi të interesave tona nacionale? Pa dyshim se raportet e shqiptareve me “bashkësinë ndërkombëtare” kanë të bëjë me të gjitha aspektet e lartcekura, me përmasa dhe intensitet të ndryshuar. Fillimisht, historia e vonshme e këtyre trevave paraqet marrëdhëniet e shqiptarëve me “ndërkombëtaret” si të një shpëtuarit nga grabitësit i cili dëshpërimisht dëshiron të bashkëngjitet me aleanca (NATO) dhe të integrohet në fuqitë perëndimore (BE). Pavarësisht asaj se çka duhet të arrihet dhe çfarë çmimi duhet të paguajë për këto, duket se ekziston një konsensus i përgjithshëm politik rreth kësaj. Madje, aq larg shkon ky synim, sa shpesh arsyeja e ekzistencës së shume subjekteve politike duket se janë “integrimet euro-atlantike”. Në vend se të jenë mjet, ato bëhen qëllimi përfundimtar.

Mirëpo, ajo çka ndodhë gjatë gjithë këtij rrugëtimi është anashkalimi i vetëperceptimit, të cilin Ahmet Davutoglu me të drejtë e konsideron si premisë të transformimit mendor, ekonomiko-politik dhe të vetëdijes shoqërore. Këto shoqëri më shumë e krijuan vetëdijen kolektive nga mënyra se si perceptoheshin nga të tjerët sesa nga dija dhe përcaktimi i qëllimeve e interesave të veta. Dhe, kjo detyrimisht na shpie te shqetësimi tjetër, se në arenën ndërkombëtare këto shtete nuk kishin sesi të pozicionoheshin ndryshe, përveç si spektatorë të rëndomtë në skenën botërore, por jo edhe si pjesëmarrës aktivë në zhvillimet e shumta dhe të ndryshme globale. Me këtë nuk nënkuptojmë retorika boshe e demagogji nacionaliste të liderëve politikë mbi madhështinë dhe rëndësinë tonë në botë, por humbjen e mundësive tregtare e industriale, rritjen ekonomike, shfrytëzimin e arritjeve teknologjike, forcimin e lidhjeve kulturore e shkencore dhe mundësitë e tjera në epokën e globalizmit.

Kjo na shpie te çështja e radhës, e cila ndërlidhet me mungesën e përcaktimit të interesave nacionale. Këtu nuk bëhet fjalë për ndonjë plan afatshkurtër qeveritar, e as për platforma partiake ose interesa të udhëheqësve politikë, por për orientimin strategjik kombëtar, që e përforcon sigurinë dhe i avancon marrëdhëniet bi- dhe multilaterale me shtetet dhe aktorët e tjerë në fusha e sektorë të ndryshëm. Siç e ka vërejtur shumë kohë më parë Maks Veberi, “Interesat (materiale dhe ideale) dhe jo idetë i përcaktojnë drejtpërdrejt veprimet e njeriut. Megjithatë [imazhet e botës] të krijuara nga këto ide kanë shërbyer shpesh si mjete që i përcaktonin rrugët në të cilat dinamizmi i interesave i mbante veprimet në lëvizje.” Përkundër asaj që Veberi me këtë e përshkruan karakterin e përgjithshëm individual, kjo nuk e zbeh analogjinë se edhe interesat nacionale i përcaktojnë gjykimet e veprimet politike të shteteve. Sikurse që interesat nacionale burojnë nga botëkuptimi ose vetëperceptimii kombeve rreth vendit dhe rolit të tyre në “bashkësinë ndërkombëtare”.

Krijimi i “imazheve të botës” përmes kornizës së “ndërkombëtarëve” është mashtrues dhe, rrjedhimisht, joreal. Nuk mund të fitohet përshtypja për botën vetëm nga përshkrimi i saj. Ajo duhet të kuptohet edhe përmes përjetimit. Por, jo nga aso përjetimesh që vijnë nga ndërkombëtarët lokalë, të cilët vetëm transmetojnë imazhe mbi botën edhe atë shpesh të mjegullta, e aq më pak nga përjetimi që buron nga braktisja e vendlindjes si emigrant, por nga përjetimi i botës si udhëtar, tregtar, student, shkencëtar, diplomat e burrështetas i lirë dhe i barabartë me të gjithë “ndërkombëtarët” tjerë. Vetëm atëherë raporti jonë me “ndërkombëtarët” mund të normalizohet, në kuptimin e mënjanimit të çfarëdo kompleksi inferioriteti dhe servilizmi. Vetëm atëherë vetëperceptimi dhe përkufizimi i qartë i interesave nacionale mund të jetë real dhe i sinqertë.

Share5Tweet

Related Posts

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025
Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025
Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

January 22, 2025

Discussion about this post

No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.