Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Opinion

Shqipëria si Kazakistani!

February 18, 2022
5
SHARES
1.3k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Opinion-Analize

Në vitin 1990, Shqipëria konsiderohej nga opinioni perëndimor si një vend komunist i ish-Evropës Lindore. Pra, njëlloj si Sllovakia, Lituania, Estonia, Sllovenia etj. Sot opinioni ka ndryshuar.

Shkruan: Viron Gjymshana

Vendi ynë është vendosur në një radhë me shtetet e dala nga ish-Jugosllavia eë ende nuk kanë hyrë në BE. Si Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi, Bosnja dhe Kosova. Në dallim nga vendet e ish-Evropës Lindore vendet e Ballkanit Perëndimor bien në sy për një shumëllojshmëri etnike dhe fetare. Bosnja p.sh është përbërë nga kroatë katolikë, serbë ortodoksë dhe nga një popullsi sllave e besimit mysliman. Po kështu Maqedonia është e përbërë nga maqedonas sllavo-ortodoksë dhe shqiptarë myslimanë. Edhe në Serbi dhe në Mal të zi, megjithëse me shumicë absolute sllavo-ortodokse, kemi pakica të rëndësishme myslimane.

Bashkimi Evropian pranoi në gjirin e tij pa shumë vështirësi 10 shtete të Evropës Lindore. Të gjitha me përbërje fetare të krishterë. Por, pranimi në të edhe i pesë vendeve të dala nga ish-Jugosllavia si dhe i Shqipërisë po duket tejet i vështirë. A është vallë përbërja fetare që pengon anëtarësimin e këtyre vendeve në BE?! Kjo ka pak gjasa të jetë e vërtetë. Pasi në Bashkimin Evropian sot jetojnë shumë më tepër myslimanë edhe sesa në të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Zyrtarët e lartë të Brukselit kanë theksuar disa herë se korrupsioni i tejpërhapur, krimi i organizuar, mungesa e shtetit të së drejtës, autoritarizmi i udhëheqësve të disa prej këtyre vendeve, janë shkaqet e vërteta që pengojnë tani për tani integrimin e këtyre vendeve në BE. Dhe, duket se Bashkimi Evropian ka të drejtë.

Ngjarjet e fundit p.sh në Kazakistan, zbuluan ngjashmëri të çuditshme p.sh ndërmjet këtij vendi me sipërfaqe disa herë më të madhe sesa Franca me Shqipërinë e vogël. Por, fenomene të ngjashme vërehen edhe në Turkmenistan, Azerbajxhan, Kirgistan, Taxhikistan, Uzbekistan etj.

Deri në vitin 2019, në Kazakistan sundonte me dorë të hekurt një kuadër i lartë i ish-nomenklaturës sovjetike, Nur Sulltan Nazarbajev. Pas 29 vjet sundimi të palëkundur ish “babai i kombit” bëri sikur u tërhoq nga skena politike dhe caktoi si zëvendës një bashkëpunëtor të tij të afërt, i quajtur Kasem Tokajev. Por, dy vjet më pas marrëdhëniet e tyre u prishën. Ndoshta ngaqë udhëheqësi i ri donte të vepronte i lirë, pa e mbajtur “kumbrin” në kurriz. Përplasja e tyre arriti kulmin para dy javëve kur në vend shpërthyen demonstrata të dhunshme kundër pushtetit në fuqi. Shkak u bë ngritja e çmimit të gazit që në Kazakistan gurgullon në çdo hap, por dukej po ashtu se demonstruesit e kishin mërinë më shumë me ish-udhëheqësin kinse të dorëhequr. Ata e konsideronin atë si shkaktarin e varfërisë së tyre në një vend me pasuri natyrore të pafundme.

Para dy ditësh këtyre zërave iu bashkua edhe udhëheqësi aktual Tokajev! As më shumë dhe as më pak ai e akuzoi paraardhësin e tij se ia kishte shitur pasuritë kombëtare një grupi oligarkësh të lidhur me familjen e tij.

“Në vendin tonë është krijuar një kastë njerëzish shumë të pasur që ka në dorë ekonominë e vendit”, theksoi Tokajev. “Ka ardhur koha që këta t’i lajnë borxhin që i kanë popullit”, nënvizoi udhëheqësi i ri i Kazakistanit.

Ai kërkoi që këta persona shumë të pasur me ndërmarrje shumë të fuqishme të paguajnë taksa shtesë në favor të popullit të varfër. “Këta kanë vënë pasuri të pafundme”, pohoi presidenti Tokajev, i cili bëri të ditur me këtë rast se po mendonte t’i jepte fund monopolit të inceneratorëve, që ishin në dorën e vajzës së vogël të ish-presidentit Nazarbajev, Alies!

Një tjetër vajzë e ish-presidentit, e quajtur Dinara, së bashku me burrin e saj, Timur Kulibajev, që janë nga njerëzit më të pasur të Kazakistanit, kontrollojnë bankën “Halyk” dhe kanë në dorë sektorë të rëndësishëm të naftës dhe gazit në vend. Ndërsa vajza më e madhe e ish-diktatorit Nazarbajev, Dariga, i është futur politikës, duke u bërë një zë i fuqishëm në parlamentin vendas në mbrojtje të interesave ekonomike të babait të saj.

Oligarkë që kanë zaptuar pasuritë kombëtare të një vendi të tërë, vajza dhe dhëndurë që falë pushtetit të babait të tyre kanë vënë miliona, një “zëvendës” që do të heqë qafe tutorin e tij, vrasje në mes të bulevardit kur demonstruesit protestojnë kundër korrupsionit në vend, ndërhyrja e forcave të huaja për të rivendosur rendin, monopol i inceneratorëve etj. a nuk të kujtojnë të gjitha këto dukuri të një vendi të ish-Bashkimit Sovjetik- një vend të vogël në buzë të Adriatikut?! A nuk është atëherë edhe Shqipëria një Kazakistan i vogël? A nuk vuajmë nga të njëjtat sëmundje?!

ShareTweet

Related Posts

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025
Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025
Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

January 22, 2025
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.