Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Opinion

Shpërthimi i Bejrutit, Lindja e Mesme dhe shqiptarët e Libanit!

August 7, 2020
7
SHARES
3k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Mustafa Bajrami

Nuk ka ngjarje që ndodhë në botë e të ndikojë në politikat globale sa ato që ndodhin në Lindje të Mesme. Lindja e Mesme është bërthama e problemeve dhe qetësisë globale. Ashtu e ka historinë, ashtu është strukturuar dhe nga aty dirigjohet historia. Aty kanë lindur tri fetë qiellore. Aty është Jerusalemi, është Qabeja dhe aty është Bejtlehemi. Lindja e Mesme është burimi i thuajse të gjitha civilizimeve të botës. Prandaj kam thënë se njohja e Lindjes së Mesme është shumë e rëndësishme edhe për ne shqiptarët. E për këtë arsye, për 15 vite resht unë shkruaj për Lindjen e Mesme.

Shkruan: Dr. Mustafa Bajrami

Tipari më karakteristik i shteteve të Lindjes së Mesme është mospërshtatja relative midis shtetit dhe identitetit. Përveç kësaj, është edhe koloriteti e skajshëm i përbërjes demografike dhe shumësisë sektare. Këto dy tipare janë karakteristikat kryesore sidomos të Libanit. Në anën tjetër, modeli vestfalian i shtetit të cilin e përdori Evropa për copëtimin e botës arabe, ishte katastrofik për të ardhmen e Lindjes e Mesme. Për Libanin që po krijohej sikur edhe për të gjitha shtetet tjera arabe, filozofia dhe institucionet e sistemit të ri botëror në të cilin po hynin ishin të huaja dhe të panjohura.

Shtetet arabe, pra edhe Libani, pas Luftës së Parë Botërore, do t’ia dorëzonin padronëve kolonialë mënyrën e krijimit si shtete e sidomos e për një kohë relativisht të gjatë edhe kontrollin e marrëdhënieve të tyre të jashtme. Kështu, përderisa modeli vestfalian është manifestim i harmonisë dhe përputhshmërisë midis identitetit dhe sovranitetit, kombit dhe shtetit, struktura dhe përbërja popullore e shteteve arabe të sapoformuara ishin në disproporcion ekstrem me atë që ofronte modeli vestfalian i imponuar nga Evropa. Prandaj shtetet e reja arabe, sikur edhe Libani kishin prirje për konflikte të brendshme të vazhdueshme si dhe prirje për shpërbërje të mundshme.   

Shikuar nga ky këndvështrim, Libani është pasqyra më adekuate e Lindjes së Mesme dhe e tërë Botës Arabe. Shteti libanez është Lindja e Mesme dhe Bota Arabe në miniaturë.

Ekzistimi i minoritete të shumta etnike dhe fetare gjithandej në botën arabe, është thuajse i njëjtë në strukturë sikur shtrirja e tyre në Liban. Nga rrafshi etnik, shtrirja e ermenëve, sirianëve, arnautëve, palestinezëve dhe të tjerëve në Liban, është e njëjtë sikur shtrirja e kurdëve midis Irakut, Iranit, Turqisë dhe Sirisë, si dhe e berberëve përgjatë shteteve arabe të Afrikës së Veriut. Po ashtu dhe më shumë se kaq, Irani që ka ndikim të madh mbi Libanin, është shoqëria më shumetnike në gjithë rajonin. Aty, bërthama e tij persiane rrethohet nga azerbejxhanas, kurdë, turkmenë, arabë, balukë e shumë të tjerë. Përtej kësaj, në Lindje të Mesme pluraliteti fetar dhe sektar është edhe më i spikatur se sa ai etnik. Muslimanët sunni që përbëjnë komunitetin më të madh në botën arabe, ani pse jo në Liban dhe Irak, si dhe muslimanët shiitë me shumicë në Iran, por të shpërndarë nëpër rajonin arab, në Bahrejn, Kuvajt, Irak dhe Liban, janë minoritete kyçe që në një mënyrë apo tjetrën përcaktojnë rrjedhat politike dhe shoqërore të atyre vendeve. Nga ana e tretë, një shumëllojshmëri minoritetesh të krishtera, të ndara mes vete ose nga gjuhët e liturgjive fetare, ose nga përkushtimi dhe përkatësia ndaj orthdoksisë lindore përkundrejt Romës kalotike, janë të përhapur anembanë rajonit. Po e njëjta strukturë sektare e krishterë, është e përhapur edhe në Liban. Pra, Libani është arena në të cilën veprojnë orthodoksët grekë, marunit, ermenë e disa të tjerë, sikur që janë aktiv dhe të zëshëm edhe katolikët romak, anglosankson, arab dhe ermeni. Prandaj kam thënë se ai që njeh Libanin, ka njohur Lindjen e Mesme dhe Botën Arabe.

Ky është Libani dhe kjo është Lindja e Mesme dhe Bota arabe.

Në rregull, çka pastaj?

Libani është republikë parlamentare që lindi nga shpërbërja e Perandorisë Osmane dhe nga ujditë e marrëveshjet që pasuan Luftën e Parë Botërore. Pozicionohet në pjesën aziatike të Lindjes së Mesme dhe ka një sipërfaqe prej 10.452 km katërorë. Me gjithsej 4.6 milion banorë, të hyrat vjetore kombëtare për kokë banori i ka 17.390$. GTP-ja e Libanit 77.681 miliard dollarë, valuta, lira libaneze, ndërsa kryeqytet e ka Bejrutin, e kodin telefonik, +961.

Libani është ndër vendet më të paqëndrueshme jo vetëm në atë pjesë të botës. Struktura demografike e tij e ngjizur nga sektarizmi i skajshëm fetar e ideologjik, ka bërë që aty të ketë vazhdimisht konflikte ndëretnike e ndërfetare. Kjo shumëllojshmëri demografike e sendërtuar mbi bazën fetare dhe medhhebiste, dosido reflektohet edhe në përfaqësime politike.  Kështu, 35% të libanezëve janë të krishtere, 35% janë shii, 25% sunni, dhe 5% durzi. Megjithëqë përqindja e të krishtrëve në Liban është 35%, në parlamentin libanez të krishterët kanë 50% të ulëseve. Pra, nga 128 ulëse sa janë gjithësej, 64 prej tyre u takojnë të krishterëve. Për më tepër, edhe mes krishterëve ka nën-ndarje sektare. Kështu, 34 ulëse u takojnë marunitëve, 14 orthodoksëve grekë, 8 sosh katolikëve, 5 orthodoksëve ermeni, 1 katolikëve anglosankson, 1 katolikëve ermenit, dhe 1 pakicave tjera të krishtere.

Në anën tjetër, 64 ulëset tjera që janë të rezervuara për muslimanë, 27 prej tyre u takojnë shiitëve, 27 sunnitëve, 8 durzive, dhe 2 nusejrive.

Kjo ndarje mbi baza fetare e sektare nuk mbaron me kaq. Sektarizmi i mbrojtur edhe me kushtetutë, shtrihet edhe në organet dhe pozitat udhëheqëse të shtetit. Presidenti i Republikës duhet të jetë i krishterë maronit, Kryeministri sunnit, Zv/kryeministri orthodoks i krishterë, Kryetari i Parlamentit shiit, Zëvendësi i tij orthodoks i krishterë. Pastaj, Komandanti i Ushtrisë gjithmonë duhet të jetë i krishterë marunit, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm durzi, Ministri i Mbrojtjes i krishterë ortodoks, Shefi i Policisë sunni, Komandanti i Xhandarmërisë dhe Shefi i Inteligjencës Ushtarake marunit, Drejtori i Policisë durzi, e Shefi i Qendrës Emergjente maruni.

Ndarja sektare dhe fetare reflektohet edhe në qeveri. Kryeministri, Ministri i Drejtësisë, Ministri i Brendshëm, Ministri i Punës, Ministri i Rinisë dhe Sportit duhet të jenë sunni; Ministri i Shëndetësisë shii-Emel, Ministri i Sigurimeve Shoqërore shii-Emel, Ministri i Bujqësisë shii-Emel, Ministri i Punëve të Jashtme shii-Hisbullah, Ministria e Energjisë shii-Hizbollah, Ministri i Arsimit dhe Ministri i Komunikimit durzi. Ministri i Financave, Ministri i Industrisë, Ministri për Çështje Sociale, Ministri i Industrisë, Ministri i Turizmit dhe Ministri i Kulturës duhet të jenë të krishterë maruni; Një zëvendëskryeministër, Ministri i Mbrojtjes, Ministrii i Zhvillimit Administrativ dhe Ministri i Mjedisit të krishterë orthodoks; Ministri i Shtetit për Çështje Parlamentare dhe Ministri i Migracionit të krishterë katolikë; Ministri i Ekonomisë dhe Ministri i Komunikimit, të krishterë ermeni.

(Në pjesën e dytë dhe të fundit: Historia e Libanin, krijimi i shtetit të Libanit dhe roli i shqiptarëve aty)

ShareTweet

Related Posts

Pse shkenca nuk po mbështet më ateistët, dhe ka filluar t’i drejtohet Zotit?

August 16, 2022

Fuqia diplomatike e Turqisë!

August 2, 2022

Pse disa vende janë neutrale në luftën Rusi-Ukrainë, dhe sa po i kushton Evropës kjo gjendje!

July 19, 2022

Mustafë Bajrami: As Serbia nuk flet kaq shumë keq për Kosovën e shqiptarinë sa flasin vetë shqiptarët kundër vetvetes, kjo është e tmerrshme!

July 13, 2022

Ministri izraelit Frej: Kosova është e rëndësishme për Izraelin!

April 13, 2022

Lindja e Mesme dhe sfidat që e presin gjatë vitit 2022!

January 17, 2022
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.