
Dy persona po dyshohet se kanë humbur jetën dhe të paktën 15 të tjerë janë lënduar nga një shpërthim që ka ndodhur në Beograd të Serbisë.
Shpërthimi i madh, sipas mediave serbe ka ndodhur në një fabrikë që merret me prodhimin e armëve, transmeton lajmi.net.
Zjarrfikësit janë ende në vendin e ngjarjes dhe po merren me lokalizimin e zjarrit.