Ka kohë që oponioni kosovarë bombardohet vazhdimisht me lajme për luftën. S’ka vend e s’ka ditë që nuk flitet për luftën. Në Kosovë kanë krijuar një atmosferë tmerri se Serbia do me i ra Kosovës. Natyrisht, të parat janë mediat që i fryejnë kësaj atmosfere ku pandërprerë frikësojnë qytetarët me atë që kinse do t’i pret.
Përafërisht kjo që domethënia e fjalëve të Mustafë Bajramit që ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook.
Pasi shpreh mllefin e tij ndaj kësaj atmosfere të krijuar në vend, trumpetuesëve të këtyre “lajmeve” ai u drejtohet me këto fjalë: “Pa çka nëse kërset lufta? A paskeni kujtuar ju se me pas shtet domethënë veç me dalë mu shetitë nëpër Sheshin Nanë Tereza?! Veç me ndejt nëpër kafe? Qysh po kujtoni ju!? Natyrisht se edhe luftë mundet me pas. Edhe tërmete. Edhe vërshime edhe plot sfida tjera”!
Më poshtë gjeni shkrimin e tij në llogarinë e tij në Facebook:
Letër e hapur gjithë Kosovës!
Oj shype! A jeni bre normal?! U bëtë kahre para botës tu tregue se dhi** gjak prej Serbisë. Luftë, luftë, luftë e veç për luftë po flisni. Prej më të madhit e deri më i vogli. Bone ti hesap, kishin dalë andej me kamerë tu na tregue lisat që i pakësh bërë Serbia me ngjyrë të kuqe e të verdhë. Tu na bë analizat e paraluftës se kah do me na ra Serbia!
Po ju a paskeni kujtue se me pas shtet domethënë veç me dalë mu shetitë nëpër Sheshin Nanë Tereza?! Veç me ndejt nëpër kafe? Qysh po kujtoni ju!?
Natyrisht se edhe luftë mundet me pas. Edhe tërmete. Edhe vërshime edhe plot sfida tjera!
Kshyrni palestinezët oj shype! Qe 100 vjet veç luftë, masakra, dëbime e çka jo tjetër! Dhe, kurrë nuk ankohen e as nuk bëjnë këso filma të neveritshëm siç po bëni ju.
S’ka natë të lume e s’ka ndej që nuk flasin veç për luftën!
Ju ka hy frika n’bark e doni mu shashtrisë!
Pa çka nëse kërset?!
Ku janë veteranat që marrin paga qe 20 vjet?!
Knej për luftë tu folë, a n’anën tjetër speciallcat tu protestue për paga më të larta!
Tu i ekspozue mishiqat!
Qysh ashtu?
Botërisht po ju them; po pati nevojë e po u thirrëm, i pari nënshkruaj dhe prej të parëve isha nisë andej.
Kurrë asnjë cent nuk e kam marrë prej këtij shteti!
As si veteran e as për çfarëdo pune a shërbimi që kam bërë!
Ama bash kurrë dhe asnjë cent!
Edhe prapë them se nuk kërkoj as sot e as kurrë pagë pse po e mbroj atdheun tim!
E bëjë krejt atë që duhet bërë për vendin tim pa bë zhurmë e pa fillozofue!
Me shkrim po ju them e me përgjegjësinë më të madhe po e deklaroj këtë!
Këtu e gjithkund!
E ju, leni ma këto llafe se jeni bërë të neveritshëm!
A jeni tu nie…!