Presidenti i Republikës së Kosovës sot ka mbajtur një takim me liderët e partive në vend, për të diskutuar për gjendjen aktuale politike.
Por, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë një reagim të tij në lidhje me pakujdesinë sipas tij që politikanët treguan në këtë mbledhje, transmeton Indeksonline.
Pasi që asnjëri nga ta s’kishte mbajtur as distancë sociale, as maska e as doreza, në kohën kur qytetarët po ballafaqohen me COVID-19.