Mbrëmë kryetari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti, ishte myarit i Dinait në T7.
Ai ka shprehur pakënaqësinë e tij që ish-partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, po e sulmon partinë që ai sot e udhëheq.
Në një rast tjetër ai thotë se problemi dhe rreziku kryesor i Kosovbës është Serbia dhe Hashim Thaqi. Duhet të ndalen përpjekjet e tyre.
Në një moment tjetër Shpend Ahmeti thotë: “Që një vit e gjysmë thes boksi jemi bërë” për VV’në, është shprehur Ahmeti, në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7.
“S’ka zyrtar, s’ka aktivist që s’ka përdorur gjuhë denigruese” ndaj PSD’së, ka thënë Ahmeti.
“S’kanë lënë gjë pa thënë”, ka theksuar ai në T7.
Ahmeti ka kritikuar VV’në, duke thënë se “e kanë harruar luftën kundër PDK’së”.
Deklaratat e Ahmetit vijnë pas incidentit të raportuar fizik mes kandidatit të VV’së për deputet, Haki Abazi, dhe atij të PSD’së, Dardan Molliqaj, pas emisionit “Pressing” të televizionit T7, të mërkurën. /Gazeta Mejdani/
Discussion about this post