Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Shokuese: Apeli për ndihmë ndaj Rion Gashit, 2-vjeçarit me ‘Leukemi Akute’, është mashtrim skandaloz!

October 14, 2020
23
SHARES
2.7k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Rion Gashi

Nuk janë të rralla kërkesat për ndihmë për shërim jashtë vendit që hasen në rrjete sociale dhe në media në përgjithësi.

Shumica e këtyre rasteve janë fëmijë të prekur me Leukemi Akute.

Zakonisht apelet për ndihmë kanë të bashkëngjitura edhe të dhënat, fotografinë dhe dokumentet e mjekut, të cilat vërtetojnë diagnozën e personit për të cilin po kërkohet ndihmë.

Por, një rast i ngjashëm nuk ishte ai i Rion Gashit, 2-vjeçarit, i cili sipas familjes së tij, ka lindur me Leukemi Akute Lymphoblastic.

Mungesa e dokumenteve që dëshmojnë sëmundjen e Rionit, nxitën dyshimet e Gazetës Sinjali se rasti mund të jetë një mashtrim, por jo vetëm.

Ka ditë që familja e tij, nëna e paraqitur me emrin Zade dhe babai i paraqitur me emrin Afrim Gashi kanë shpërndarë në media dhe në rrjete sociale apelin për ndihmë për t’i siguruar 110 mijë euro, sa thonë se kushton shërimi i tij në Turqi.

Në apelin për ndihmë ata pretendojnë se 30 mijë euro nga shuma e nevojshme për trajtim, janë siguruar nga Qeveria e Kosovës dhe se ju duhen edhe 90 mijë të tjera, 10 mijë më shumë sesa që thonë se kushton shërimi i 2-vjeçarit.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore, në kuadër të të cilit gjendet Zyra për Trajtim Jashtë Institucioneve Publike (TMISHP), për të kuptuar nëse është ndarë një fond i tillë për këtë rast. Mirëpo, nga ky fund i kanë thënë gazetës se në listën e tyre nuk është asnjë person me këtë emër.

“Ju konfirmoj se Fondi i Sigurimeve Shëndetësore si institucion publik, në kuadër të te cilit kemi  zyrën për Trajtim Jashtë Institucioneve Publike (TMISHP), nuk rezulton të ketë pacient me emrin Rion Gashi, i cili ka aplikuar në bazë të procedurave të Udhëzimit Administrativ me nr.3/2017”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Ndërkaq, për mungesën e dokumenteve, babai i Rionit, Afrim Gashi, për Gazetën Sinjali u arsyetua që dokumentet janë në dosjen, e cila gjendet në spital, aty ku, sipas tij, është i shtrirë edhe 2-vjeçari.

Sidoqoftë, ai premtoi se do t’i dërgojë dokumentet e spitalit dhe ato të Ministrisë së Shëndetësisë, nga e cila thotë se janë ndarë 30 mijë euro, por një gjë e tillë nuk ndodhi, të paktën jo deri në momentin e publikimit të këtij artikulli.

 “Po, mundem në çfarë numri. Vetëm se duhet me ju dërgu më vonë, se janë në spital, se fëmija është në spital, janë në dosje. Duhet me i marrë në dosje, e me ju dërgu dokumentet në viber. Po, po dosja është në spital se është shtritë fëmija. Gruaja është në spital me fëmijë. Po nëse mundem me ju dërgu më vonë. Po, prej Ministrisë së Shëndetësisë i kemi marrë, mundem me ju dërgu dokumentet komplet. Kah mbrëmja ju dërgoj komplet”, kishte thënë ai.

Gazeta Sinjali ka provuar që të kontaktojë me Afrim Gashin sërish, por ai ka qenë i paqasshëm.

Dokumentet “që dëshmonin” sëmundjen e Rionit u publikuan në mediat e tjera, por Afrim Gashi nuk i dërgoi në adresë të Gazetës Sinjali, ashtu siç premtoi.

Për shkak të dyshimeve, Gazeta Sinjali e ka dërguar njërin nga dokumentet, i cili pretendohet se është lëshuar nga Klinika e Hematologjisë në adresë të kësaj klinike, për ta konfirmuar nëse dokumenti është origjinal.

Drejtori i kësaj klinike, Shemsedin Sadiku, tha për Gazetën Sinjali se ky dokument është i falsifikuar.

“Jo, ky dokument nuk është lëshuar nga ne. As vulat dhe as nënshkrimi nuk janë bërë nga ne. Ne, së pari, nuk lëshojmë vërtetime për fëmijë të diagnostikuar me këtë sëmundje, por vetëm për të rritur. Kam biseduar edhe me Fondin dhe u kam thënë edhe atyre që ky dokument është i falsifikuar”, tha Sadiku. 

Jo vetëm dokumenti i lëshuar nga Klinika e Hematologjisë u falsifikua nga apeluesit për ndihmë, por ata arritën të falsifikonin edhe disa dokumente, të cilat sipas tyre janë nga një spital në Turqi, ku është diagnostikuar 2-vjeçari dhe ku gjoja do të bëhej kurimi i tij.

Mashtrimi nuk përfundoi vetëm me dokumente, Gazeta Sinjali ka arritur të gjejë se fotografia e bashkëngjitur në apelin për ndihmë, është marrë nga interneti. Bazuar në programet për verifikimin e fotografive, del se kjo fotografi është publikuar të paktën 5 vjet më parë, konkretisht më datë 11 shtator të vitit 2015, në blogun e një personi të quajtur Oleg. Kliko KËTU për ta parë artikullin me këtë foto.

Familja e Rionit ka dërguar në adresë të Gazetës Sinjali edhe letërnjoftimin e nënës së Rionit, e cila, sipas këtij dokumenti identifikues, është 67-vjeçare, 65 vjet më e vjetër se djali i saj.

Po ashtu, në këtë dokument shihet se emri i nënës së 2-vjeçarit është Zade dhe jo Zadie, siç shkruan në apel.

Përmasat e mashtrimit kanë arritur aq larg sa pre e këtij apeli ka rënë një bashkatdhetar, i cili jeton në Gjermani.

A.Z. (emër i njohur për redaksinë), ka hapur një fond në PayPal për të mbledhur mjete për “shërimin” e 2-vjeçarit.

Në një bisedë përmes telefonit, ai i tha Gazetës Sinjali se nuk e njeh familjen që e ka publikuar apelin, por vetëm është merakosur për të, pasi që e ka parë shumë shpesh në media dhe në rrjete sociale apelin për ndihmë për 2-vjeçarin dhe thotë se ka biseduar me familjen përmes numrit që ishte në apel dhe janë pajtuar që ai të marr përgjegjësinë për mbledhjen e të hollave nga bashkatdhetarët e tjerë në Gjermani.

Fondi në PayPal është hapur dy orë para se Gazeta Sinjali të kontaktojë me bashkatdhetarin, i cili tha se deri në ato momente ishin mbledhur 16 euro.

Pasi që e kuptoi që ky është një mashtrim, A.Z. njoftoi se e ka mbyllur fondin.

Gazeta Sinjali ka provuar të kontaktojë sërish me Afrim Gashin, i paraqitur si babai i 2-vjeçarit, por numri i tij edhe pas shumë tentimeve ka rezultuar i paqasshëm.

Apeli për ndihmë është ripublikuar nga disa media në vend edhe pak çaste para se ky artikull të publikohet.

ShareTweet

Related Posts

Petkovic i poshtëruar kthehet ‘rikferc’ në kufi: Nuk mu lejua hyrja në Kosovë!

July 13, 2022

Sulme terroriste në Veri të Kosovës, reagojnë Sveçla dhe komandanti i policisë!

April 15, 2022

Zjarr i madh në Fushë Kosovë, policia jep detaje!

April 1, 2022

Zyrtare: Deri më tani 47 zyrtarë policorë të arrestuar!

March 14, 2022

Policia zbarkon në ‘Viva Fresh Store’, u gjetën të fshehura 100 mijë litra vaj, i mbyllet depoja kryesore!

March 10, 2022

Vazhdojnë të dalin detaje të reja në lidhje me Bedri Halimin: Ja çfarë bëri ky njeri!

January 7, 2022
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.