Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Shokon zyrtari i lartë amerikan, Escobar: Tensionet aktuale në Ballkan kanë ngjashmëri me vitet 1990!

October 15, 2021
8
SHARES
1.2k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Zëvendësi i ndihmësit të sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel Escobar ka thënë se kur bëhet fjalë për Kosovën dhe Serbinë, qasja e Shteteve të Bashkuara është që të vazhdojë të mbështes dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian si një mënyrë për të gjetur zgjidhje.

“Shpresojmë se do të mund të jemi partnerë të të dyja qeverive (Kosovës dhe Serbisë v.j) dhe mbështesim zgjidhjet që ata gjejnë së bashku”, ka thënë Escobar. Ai këto komente i bëri gjatë një adresimi përmes videos në forumin 2BS (To be Secure) i zhvilluar të premtën (15 tetor) në Budvë të Malit të Zi.

Duke folur për Malin e Zi, diplomati lartë amerikan tha se Shtetet e Bashkuara posedojnë mekanizma politikë dhe diplomatikë për t’iu kundërvënë ndërhyrjes së Rusisë në punët e brendshme të Malit të Zi.

I pyetur në lidhje me qëndrimin e SHBA-së për ndikimin e partive pro-serbe dhe pro-ruse në Mal të Zi, Escobar tha se duhet bërë një dallim midis pyetjes pro-serbe dhe asaj pro-ruse.

“Së pari, unë nuk e shoh si të njëjtën gjë çështjen pro-serbe dhe pro-ruse. Ato forca politike në Mal të Zi që janë pro-serbe duhet të pranojnë që Mali i Zi duhet të jetë demokratik, i pavarur, sovran dhe i kthyer kah Perëndimi dhe të qëndrojë si pjesë e NATO-s. Anëtarësimi në NATO dhe procesi i integrimit e kanë bërë Malin e Zi shembull për rajonin në 20 vjetët e fundit, dhe për ato parti që me të vërtetë po përpiqen të minojnë këto ne kemi shumë mënyra për t’iu përgjigjur. Disa prej tyre janë sanksionet, si dhe izolimi diplomatik dhe politik”, tha Escobar.

Një nga pyetjet për zyrtarin amerikan ishte në lidhje me akuzat gjatë samitit të NATO -s në muajin qershor në Bruksel, kur jozyrtarisht u tha se Aleanca nuk duhet të ndajë të gjitha të dhënat me Qeverinë e re të Malit të Zi, për shkak të ndikimit që kanë Serbia dhe Rusia në të.

“Ekzistojnë frika të tilla dhe populli i Malit të Zi duhet t’i marrë seriozisht”, tha Escobar.

Në pyetjen nëse për Ballkanin Perëndimor është një mesazh i keq që në samitin e fundit të Bashkimit Evropian nuk iu dha drita e gjelbër një afati për anëtarësim të këtyre vendeve, Escobar nuk u përgjigj në mënyrë specifike.

Datat do të jenë të ndryshme për vende të ndryshme, nuk duhet të jetë shumë larg dhe kohë e gjatë pritjeje, tha zyrtari amerikan, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara në bisedimet dypalëshe dhe shumëpalëshe po e thotë se Evropa duhet të shpejtojë procesin e integerimit të këtyre vendeve.

Megjithëse ai beson se tensionet aktuale etnike në rajon kanë ngjashmëri me vitet 1990, Escobar pret që ato të tejkalohen përmes përpjekjeve të rinovuara të BE-së dhe SHBA për të ndihmuar rajonin.

Rajoni me sfida të shumta

Ndërsa, Mircea Geoana, zëvëndës i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, tha se rajoni mund të mbështetet në NATO-n në kuadër të aspiratave të tij euroatlantike. Sipas tij, vështirësitë janë të shumta, dhe se Rusia po bëhet më agresive, veçanërisht në Ballkanin Perëndimor.

“Aktivitetet ushtarake dhe hibride të Moskës synojnë të destabilizojnë shoqëritë, institucionet tona dhe të dobësojnë sistemet tona demokratike dhe besimin e qytetarëve tanë”, tha zyrtari i lartë i NATO -s.

Ai tha në këtë forum se Kina, në anën tjetër, po përdor fuqinë e saj ekonomike dhe ushtarake për të kontrolluar infrastrukturën kryesore në vende të ndryshme, përfshirë ato në rajon.

“Asnjë vend nuk mund të luftojë vetëm kundër të gjitha këtyre sfidave, ne mund t’i kundërshtojmë këto kërcënime së bashku, dhe kjo është pikërisht ajo që ne po bëjmë në NATO”, tha Geoana./REL

ShareTweet

Related Posts

Ushtria serbe në gjendje të lartë gatishmërie pranë kufirit me Kosovën, a është ky kërcënim?

August 6, 2022

Petkovic i poshtëruar kthehet ‘rikferc’ në kufi: Nuk mu lejua hyrja në Kosovë!

July 13, 2022

Në Serbi, Putini është një “vëlla” dhe Rusia një tjetër viktimë e Perëndimit!

April 4, 2022

Serbia nuk ndalet, Daçiq: 18 njohje ia kemi hequr Kosovës, do të vazhdojmë më tutje!

April 1, 2022

Dekonstruktimi i iluzionit të fqinjësisë së mirë me Serbinë!

March 3, 2022

Qan me ‘lot’ Petkoviq: Kurti na e pengoi referendumin, por zgjedhjet e 3 prillit do t’i mbajmë edhe në Kosovë!

January 17, 2022
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.