Nënkryetari i PDK-së, Ramë Buja ka folur për të kaluarën e tij, e që disa rrëfime i ka shpalosur gjatë kohës sa ishte në burgjet serbe.
Buja ka treguar se si është torturuar në burg gjatë viteve ’90, por që përveq torturave ç’njerëzore që ka përjetuar, një gjë thotë se e lëndonte më së shumti.
Fakti që një prej atyre që ushtronte dhunë ndaj tij ishte shqiptar, e që sot thotë se e ka edhe koleg partiak.
“Nuk do të kisha dasht me i përmend, nja dy jetojnë edhe sot akoma, nuk janë mirë me shëndet, disa nuk jetojnë, madje njëri prej tyre ka qenë edhe anëtar i partisë sime, por nuk do ta them, sepse ata që ishin servil të pushtetit, më vonë edhe ata u dëbuan, e hynë në një rrugë tjetër, unë jam i prirur që nëse kam bërë vetëm diçka në shërbim të atdheut jam i prirur me falë. Ka qenë anëtar i partisë, dhe është edhe sot, pra anëtar i PDK-së, por emrin nuk do ta them se do të lëndohej familja e tij. Kur u takova për herë të parë me të, u habita pak sepse ishte diçka e jashtëzakonshme, dhe po i them ‘miku im si je’, pas luftës është, më pas i thash ‘a të kujtohet kur jemi takuar për herë të parë unë edhe ti’ më tha ‘beso jo’, ia ktheva ‘e paçim lënë të harruar’, kjo ka qenë biseda ime me të. Ai e din saktësisht, por unë nuk desha ta zhvilat më shumë këtë punë, por e kam një prirje që njerzit që dua t’i harroj unë i harroj, përveq me armikun”, ka rrëfyer Buja “n’Demos“.
Emisionin e plotë ku Ramë Buja flet për këtë ngjarje por edhe rrëfime të tjera gjatë kohës së paraluftës mund t’i ndiqni këtu: