Rrahim Ademi që ka qenë një nga gjeneralët më të njohur gjatë luftës në Kroaci ka treguar pse nuk iu bashkua luftës së Kosovës.
Ademi ka listuar tri arsyet pse nuk ka pas mundësi që të bëhet pjesë e luftës në Kosovë.
“Unë nuk isha i interesuar për komandë, le të jetë dikush tjetër. Unë isha i interesuar për punë, unë ua bëj planifikimin e luftës”, kështu tha mes tjerash, gjenerali i ushtrisë kroate me origjinë nga Kosova, Rrahim Ademi.
“E para: Në atë kohë isha i paditur në Hagë.
E dyta, sepse cdo largim i imi nga Kroacia do të më kishin futur në burg.
E treta, kemi pas një mbledhje në Split, para fillimit të luftës. Ka qenë Bedri Selmani, Naim Shala, kanë qenë edhe dy shqiptarë prej Bosnjës, kanë qenë prej UCK-së, ka qenë Tom Berisha dhe në atë mbledhje mirë iu kam thënë: Unë s’jam i interesuar për komandë, le të jetë komandant dikush prej Kosovës, të bëhet Sylejman Selimi. Unë jam i interesuar për punë, unë po ua bëj planifikimin e çlirimit të Kosovës dhe të gjitha operacioneve. Unë vendlindjen vatanin e du me zemër, e jo për interes e pare”, tha Ademi në RTK.
Ai po ashtu tha se pasi Agim Ceku u bë gjeneral, ai ka hequr dorë për t’u bërë pjesë e luftës së Kosovës.
“Pas kësaj mbledhje këta bënë një gabim të madh. Kush e ka bërë se di, ata janë hy në një bisedë ilegale me Agim Cekun. Ne jemi marrë vesh aty me bashkëpunu në atë drejtim, pasi ai u shku në pension. Agim Ceku u bë komandat. Masi ai u bë komandant, cka me bo unë aty. S’mundem me u bë unë ndihmës i një ushtarit tem që në Kroaci në atë kohë nuk ka pas kurfar rezultati”, tha Ademi.