
Një lajm aspak i këndshëm vjen nga Xhamajka, saktësisht nga Ministrja e Jashtme e atij vendi. Xhamajka megjithatë nuk e ka njohur shtetin e pavarur të Kosovës.
Në njoftimin e Presidentit Hashim Thaçi, në Twitter, në të cilën ka thënë se ka marrë lajmin nga ambasadorja në SHBA, Vlora Çitaku, se Xhamajka ka njohur Pavarësinë e Kosovës, si shtet të pavarur, i ka bërë retweet Kamina J Smith, Ministrja e punëve të Jashtme të Xhamajkës.
Në postimin e ministres Smith thuhet se Xhamajka nuk e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur.


