Komisioni Qendror Zgjedhor ka bërë publike rezultatet e votave të rregullta, pa u llogaritur të diasporës dhe ato me kusht.
Në bazë të këtij rezultati në komunën e Prishtinës, Partia Demokratike e Kosovës pati një përqindje prej 15.45% apo 15.511 vota.
Bazuar në atë që shkruan Indesonline, k[to janë votat nga kjo parti në kryeqytet.
Lideri i PDK-së, Kadri Veseli në Prishtinë mori 12 mijë e 390 vota, Uran Ismaili 6 mijë e 584 vota, Abelard Tahiri 2 mijë e 679 vota, Eliza Hoxha 2 mijë e 355 vota, Memli Krasniqi 2 mijë e 202 vota, Hajredin Kuqi 1 mijë e 625 vota, Valon Murati, 1 mijë e 604, Ferat Shala 1 mijë e 568, Shqiptar Demaqi 1 mijë e 545, Elmi Reqica 1 mijë e 341, Bedri Hamza 1 mijë e 299. Merita Makolli mori 1 mijë e 269 vota, Enver Hoxhaj 1 mijë e 210 dhe Ariana Musliu-Shohi mori 1 mijë e 195 vota.
Më poshtë keni rezultatet e të gjithë kandidatëve të PDK-së në Prishtinë./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post