
Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:00 në rrugën ‘Mulla Idrizi’ në Gjilan, ku një veturë ka goditur një grua.
Sinjali mëson se deri te aksidenti ka ardhur si pasojë e pakujdesisë së shoferit, i cili duke dalë nga parkingu ka goditur 66-vjeçaren, duke i shkaktuar asaj lëndime trupore.
Si pasojë e lëndimeve të marra, e moshuara është dërguar me urgjencë në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Gjilan ku edhe po vazhdon trajtimin e mëtutjeshëm mjekësor.