E njohur me qëndrimet e saj shumë herë të dallueshme prej krejt deputetëve tjerë, ish-deputetja Melihate Tërmkolli kësaj rradhe ‘i futë hundët’ edhe në shkencën e historisë.
Ajo ka thënë se edhe shqiptarët e kanë kremtuar Bozhiqin dhe kjo lë të nënkutohen shumë gjëra.
Sipas saj, kjo tregon prejardhjen e krishterë të shqiptarëve.
“Do të befasohen shumë me këtë që po e them”, ka thënë ajo në Kanal 10.
“Nuk është festuar, por te shqiptarët është shënuar një festë e cila është ortodokse, është quajtur Bozhiq”.
“Është festa e Krishtlindjeve ortodokse”.
“Shënohet ende. Në familje janë zier kunguj, vezë, fara, e të tjera. Dhe është thënë shprehimisht që kjo po bëhet për Bozhiq”.