Shkathtësitë luftarake bashkojnë teknikat e vetëmbrojtjes, regjimin e fitnesit dhe përvetësimin e disiplinës, ndërkaq ndikimin e tyre pozitiv e vërtetojnë studimet shkencore
Si edhe çdo regjim fitnesi, shkathtësitë luftarake ndikojnë mirë në zemër, sistemin nervor, mushkri, muskuj dhe tejza, por edhe në shumëçka tjetër.
Pos që ndikojnë mirë në forcën dhe kondicionin, shkathtësitë luftarake përmirësojnë në afat të gjatë përqendrimin, ndihmojnë në frenimin e hidhërimit, ngrenë humorin dhe krijojnë qetësi.
Të mirat shëndetësore të shkathtësive luftarake
Me zotërimin e shkathtësive luftarake, do të ndërtoni trup më të aftë dhe do të përvetësojë shprehi më të shëndetshme jetësore.
Përparësitë e shkathtësive luftarake janë këto:
▪ Mbrojtja e zemrës dhe enëve të gjakut;
▪ Rritja e masës muskulore;
▪ Ndihma me rastin e humbjes së peshës trupore;
▪ Mprehtësia e reflekseve;
▪ Lëvizshmëria dhe fleksibiliteti;
▪ Të mirat psikike dhe shpirtërore;
▪ Më pak agresion;
▪ Nxjerrje të zemërimit;
▪ Zbutje të depresionit;
▪ Ngritje të rezistencës ndaj stresit;
▪ Përshtatshmëri më të madhe me rrethanat. /Gazeta Mejdani/
Discussion about this post