
Turqia vitin e kaluar ishte vendi i 6-të më i vizituar në botë.
Organizata Botërore e Turizmit (UNWTO), ka përcaktuar vendet që kanë pritur më së shumti turistë gjatë vitit 2019.
Sipas organizatës në fjalë Turqia, e cila theu rekord në historinë e republikës në numrin e vizitorëve, shënoi rritje me 14 për qind në krahasim me një vit më parë dhe priti 52,5 milionë turistë.
Me këtë shifër Turqia radhitet e 6-ta në listën e vendeve më të vizituara në botë, e cila kryesohet nga Franca me mbi 90 milionë vizitorë.
Franca pasohet nga Spanja me 83,8 milionë vizitorë, ndërsa në vendin e tretë ndodhet ShBA-ja me 78,7 milionë vizitorë, pastaj Kina me 67,5 milionë dhe Italia 64,6 milionë vizitorë.
Krahas Turqisë në mesin e 10 vendeve më të vizituara ndodhen Meksika, Tajlanda, Gjermania dhe Anglia.
Uzbekistani, Azerbajxhani dhe Kazakistani hynë në listën e 20 destinacioneve turistike me rritje më të shpejtë.
Ndërkaq Hongkongu renditet i pari në listën e vendeve që humbën më së shumti vizitorë vitin e kaluar.