Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Sherifi kërkon zgjedhje të brendshme në Nisma!

March 24, 2021
2
SHARES
435
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Bilall Sherifi

Sekretari i Përgjithshëm i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi ka thënë se në këtë cilësi është i gatshëm të mbaj përgjegjësi për rezultatin e zgjedhjeve ku kjo parti nuk e ka kaluar pragun.

Sherifi ka kërkuar që Nisma të zhvillojë zgjedhje të brendshme partiake dhe t’u mundësohet përfshirja aktive e të rinjve dhe të rejave në parti.

Postimi i plotë:

“Krijimi i legjislaturës së re që doli si rezultat i zgjedhjeve të 14 shkurtit dhe votimi i qeverisë së propozuar nga fituesi i këtyre zgjedhjeve hapi dinamikën e re politike të ballafaqimit pozitë/opozitë. Që nga themelimi i saj si parti politike, për herë të parë NISMA Socialdemokrate mbetet si forcë politike jashtëparlamentare”.

“Të qenit forcë jashtëparlamentare nuk i zvogëlon obligimet që na dalin ndaj 22 mijë votuesve që kishin mbështetur besimin në opsionin politik të partisë sonë. Mirëpo, që të jemi sa më efikas në obligimet që na dalin nga ky kontekst i ri politik, rishikimi i tërësishëm i punës sonë dhe analiza e të gjithë faktorëve që ndikuan që zëri i NISMËS të mbetet jashtë kuvendit del si domosdoshmëri”.

“Sa i përket rishikimit të punës sonë, mendoj se nuk duhet të kufizohemi vetëm në zgjedhjet e fundit, por analiza jonë duhet të shtrihet edhe në periudhën paraprake 2017-2019, si dhe disa muaj në vitin 2020, kur NISMA Socialdemokrate ishte pjesë e institucioneve qeverisëse”.

“Analiza objektive e veprimtarisë sonë të përgjithshme do të na mundësojë të rishikojmë edhe veprimtarinë tonë individuale dhe përgjegjësinë e çdonjërit prej nesh. Në cilësinë e Sekretarit të përgjithshëm të partisë jam i gatshëm të mbaj përgjegjësinë që më takon, besoj që e njëjta duhet të vlej edhe për të gjithë bartësit e tjerë të funksioneve partiake apo shtetërore të deleguar nga partia, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të dalim më të fortë dhe të hapim shtigje të reja në rrugëtimin tonë politik”.

“E bëj të qartë që në fillim se angazhimi im në projektin politik NISMA Socialdemokrate as nuk është lidhur dhe as nuk do të lidhet në të ardhmen me pozitat e mia brenda partisë apo institucioneve shtetërore, por me idenë që mishëron ky projekt. Prandaj, pa marrë parasysh përgjegjësitë që do të kem në të ardhmen në kuadër të NISMËS apo pozitën e NISMËS në skenën politike të Kosovës unë do të vazhdoj të jap kontributin tim maksimal, sado modest që të jetë”.

“Jam i bindur që hapja e një debati të brendshëm demokratik dhe pa tema TABU do t’i forcojë radhët e partisë me veprimtarë të devotshëm që angazhimin politik nuk e kanë sezonal dhe të ndërlidhur vetëm me karrierën e tyre personale, por që përmes përgjegjësive politike të kontribuojnë në të mirë të qytetarëve dhe të shtetit”.

“Diskutimet e hapura për të gjitha problemet që na kanë shoqëruar që nga themelimi i partisë dhe sidomos analiza e punës sonë në katër vitet e fundit do të hapë rrugën për reforma të mirëfillta në funksion të forcimit të NISMËS Socialdemokrate. Vetëm në këtë mënyrë do të dalim të përgatitur për sfidat që na presin”.

“Kam besim të plotë se në mesin e anëtarëve, simpatizantëve dhe 22 mijë votuesve të NISMËS Socialdemokrate ka njerëz të përgatitur që do të mund të kontribuonin që NISMA Socialdemokrate të jetë e gatshme të ballafaqohet me sfidat e reja”.

“Prandaj le të shfrytëzojmë procesin e brendshëm zgjedhor për të riorganizuar dhe ristrukturar partinë nga nëndegët, degët dhe deri te organet drejtuese qendrore. Përmes procesit zgjedhor duhet t’u mundësohet përfshirja aktive të gjithë atyre të rinjve dhe të rejave që janë të përgatitur dhe të gatshëm ta zhvillojnë dhe ta rrisin NISMËN Socialdemokrate”.

ShareTweet

Related Posts

Nesër në ora 10:00 shpallen rezultatet përfundimtare të raundit të parë të zgjedhjeve lokale!

October 27, 2021

Kë do ta mbështes Zafir Berisha në Prizren, Haskukën apo Totajn?

October 19, 2021

Sot në ditën e zgjedhjeve lokale, deri më tani kanë lindur 16 foshnje!

October 17, 2021

Shkullaku godet Vetëvendosjen: Janë zgjedhjet e para ku VV-ja do të gjykohet me votë edhe për mënyrën e qeverisjes!

October 15, 2021

Paçarizi: Pritej që Vetëvendosje t’i sfidonte kryetarët aktualë, por nuk zgjodhi kandidatët e duhur!

October 15, 2021

Të hënën s’ka mësim në shkollat ku votohet!

October 15, 2021
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.