Autoritetet njoftuan se në momentin e të shtënave në kishën në West Freeway ndodheshin rreth 240 njerëz
Në një shkëmbim zjarri që ndodhi në një kishë gjatë meshës në Teksas u vranë dy besimtarë dhe sulmuesi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Policia njoftoi se të shtënat ndodhën në periferinë e qytetit Fort Worth. Sulmuesi nxori armën dhe filloi të qëllojë ndaj besimtarëve të mbledhur.
Pasi që filloi të sulmojë, ai u qëllua nga njëri prej dy pjesëtarëve vullnetarë të sigurimit të kishës.
Ende nuk dihet motivi i të shtënave.
“Sigurimi reagoi shpejtë dhe për gjashtë sekonda të shtënat u ndërprenë. Dy rojet të cilët ishin vullnetarë në ekipin e sigurimit përdorën armët dhe ndaluan vrasësin, duke shpëtuar një numër të madh jetësh”, deklaroi nënkoloneli Dan Patrik.
Autoritetet njoftuan se në momentin e të shtënave në kishën në West Freeway ndodheshin rreth 240 njerëz.
Discussion about this post