Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Lajme Ballkan

SHBA planifikon rikthimin e saj në Ballkan përmes të një dërguari të ri!

September 2, 2019
44
SHARES
3.3k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Foto: thenationalherald.com

Dy dekada pas ndërmjetësimit të paqes në ish-Jugosllavi, Uashingtoni planifikon ti rifillojë bisedimet midis Serbisë dhe Kosovës, shkruan gazeta prestigjioze amerikane Foreign Policy.

Sipas kësaj gazete, Departamenti Amerikan i Shtetit pritet të emërojë një të dërguar të ri special për Ballkanin, në përpjekje për të rifilluar dialogun e bllokuar midis Serbisë dhe Kosovës, me qëllim përfundimin e një mosmarrëveshje afatgjate në Evropën Juglindore.

Matthew Palmer, një diplomat karriere dhe me shumë përvojë në Ballkan, ka gjasa të përzgjidhet si i dërguari i ri special i SHBA -së për Ballkanin. Emërimi i tij mund të jetë shtysa e fundit e Shteteve të Bashkuara për të zgjidhur tensionet midis Serbisë dhe Kosovës, dy dekada pas konflikt të armatosur që rezultoi me ndërhyrje të NATO-s e cila përfundimisht çoi në ndarjen e Kosovës  dhe pavarësinë nga Serbia.

Bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian midis Serbisë dhe Kosovës për normalizimin e  marrëdhënieve dypalëshe janë ndërprerë në nëntorin e kaluar, pas vendimit nga ana e autoriteteve kosovare për të vendosur taksën për mallrat që vijnë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina duke u zotuar so to ta heqë këtë taksë vetëm pasi Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës.  

Për disa ekspertë, emërimi i parashikuar i Palmerit është një zhvillim i mirëpritur në një rajon që shpesh anashkalohet nga politikëbërësit e lartë amerikanë, të paktën që nga përpjekjet intensive të bëra për t’i dhënë fund konflikteve vdekjeprurëse në vitet 1990. Diplomatët paralajmërojnë se Rusia dhe Kina po zgjerojnë ndikimin e tyre në Ballkan, dhe zgjidhja e mosmarrëveshjeve të gjata në rajon do t’i ndihmonte vendet të afroheshin më pranë BE dhe institucioneve perëndimore,  thuhet më tutje në artikullin e kësaj gazete.

“Emërimi i një dërguesi të ri special për Ballkanin tregon qartë se Shtetet e Bashkuara po përfshihen shumë më tepër në këtë çështje në një mënyrë zyrtare,” tha Daniel Vajdich, ekspert i politikës së jashtme që përcjell ngjarjet në rajon dhe ka punuar në çështjet evropiane si staf në Komitetin e Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit si dhe në fushatat presidenciale republikane. “Sipas mendimit tim kjo rrit gjasat që ne të gjejmë një lloj zgjidhjeje për këtë çështje para përfundimit të administratës Trump.”

Megjithatë përpjekjet e njëpasnjëshme të liderëve të lartë të BE, përfshirë shefen e politikës së jashtme Federica Mogherini, për të ndihmuar në lehtësimin e tensioneve midis Serbisë dhe Kosovës, deri më tani kanë qenë të pasuksesshme. Udhëheqësit evropianë kanë qenë në mëdyshje të diskutojnë shtimin e anëtarëve të rinj në BE, një nxitje kyçe ekonomike dhe politike për Serbinë dhe Kosovën për të arritur një marrëveshje përfundimtare, duke lënë disa ekspertë skeptik se dialogu nuk do të shkonte në adresën e duhur, thotë tutje artikulli i gazetës në fjalë.

Një zyrtar tjetër aktual që foli për Politikën e Jashtme në kushte anonimiteti gjithashtu vuri në dyshim nëse emërimi i një të dërguari të ri amerikan do të rezultojë me ndryshime pozitive politike apo në rifillimin e bisedimeve Serbi-Kosovë. Palmer do të mbajë pozitën e tij të tanishme si zëvendës ndihmës sekretar i shtetit që mbikëqyr Ballkanin dhe rajonin e Egjeut.

Gjithnjë sipas kësaj gazete, Shtetet e Bashkuara luajtën një rol kryesor në ndërmjetësimin e paqes në Ballkan pasi rajoni shpërtheu në luftë dhe dhunë me bazë etnike, dy dekada më parë. Kohët e fundit, diplomatët amerikanë luajtën gjithashtu një rol të rëndësishëm në prapaskenë duke ndihmuar Greqinë dhe shterin fqinj, Maqedoninë Veriore, në një marrëveshje historike që zgjidhi një mosmarrëveshje për emrin vitin e kaluar, duke i hapur rrugën Maqedonisë së Veriut për t’u anëtarësuar në NATO.

Kosova, me një shumicë gati 90 përqind të shqiptarëve etnikë, shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008. Përderisa mbi 100 vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe shumë shtete tjera evropiane, kanë njohë pavarësinë e Kosovës, Serbia nuk e pranon një gjë të tillë. As Rusia, e cila mban lidhje të ngushta me Beogradin.

Emërimi i pritshëm i Palmer vjen pas një takimi midis Sekretarit të Shtetit amerikan Mike Pompeo dhe Presidentit serb Aleksandar Vucic në New York në fillim të këtij muaji. Pompeo i kërkoi Vuçiqit të rifillonte bisedimet me Kosovën dhe “të angazhohej me frymën e kompromisit dhe fleksibilitetit të nevojshëm për të siguruar një marrëveshje dhe për të zhbllokuar potencialin e të dy vendeve,” sipas një leximi të Departamentit të Shtetit të takimit, përfundon artikullin e saj gazeta prestigjioze amerikane Foreign Policy.

Share17Tweet

Related Posts

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025
Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025
Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

January 22, 2025

Discussion about this post

No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.