Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

SHBA hyn në ditën e tetë të protestave, pas vdekjes së të riut George Floyd!

June 3, 2020
10
SHARES
960
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Protestat ne SHBA

Kanë hyrë në ditën e 8-të protestat që vazhdojnë në shumë rajone të vendit kryesisht në New York, Washington dhe në Minneapolis ku humbi jetën Floyd

Në SHBA vazhdojnë protestat kundër racizmit që filluan dhe u përhapën në mbarë vendin pasi afroamerikani George Floyd humbi jetën si pasojë e dhunës policore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kanë hyrë në ditën e 8-të protestat që vazhdojnë në shumë rajone të vendit kryesisht në New York, Washington dhe në Minneapolis ku humbi jetën Floyd. Edhe sot mijëra protestues kanë dalë në rrugë dhe kanë bërë thirrje për drejtësi lidhur me Floyd.

Mijëra protestues që bllokuan herë pas here trafikun në sheshin “Times” në New York u mbështetën edhe nga punonjësit e shëndetësisë. Ndërsa protestuesit në bulevardin “Broadway” u kërkuan policëve përreth tyre që të gjunjëzohen por policët nuk u gjunjëzuan.

Pas grabitjeve të shumta që ndodhën mbrëmë në qytet, shumë dyqane, banka dhe biznese morën masa kundër grabitjeve duke mbyllur dyert dhe dritaret me dërrasa.

Për të parandaluar plaçkitjet në qytet është zbatuar ora policore dhe trafiku u mbylll në disa rrugë që nga ora 20:00.

Në anën tjetër ndaj 25 mijë protestuesve në Teksas dhanë mbështetje edhe anëtarët e familjes George Floyd. Ndërkohë në Hollywood të Kalifornisë, mijëra protestues vazhduan protestat e tyre në qytetin ku janë mobilizuar forcat e Gardës Kombëtare.

Shumica e protestave të zhvilluara në vend kanë përfunduar në mënyrë paqësore.

George Floyd, 46 vjeç, u arrestua nga policia disa ditë më parë në Minneapolis nën dyshimin për mashtrim. Ai iu përgjërua policëve duke thënë: “Nuk mund të marr frymë”, pasi një polic i kishte vendosur për disa minuta gjurin mbi qafën e tij.

Floyd ndërroi jetë në spitalin ku u dërgua nga ekipet shëndetësore që mbërritën në vendngjarje, ndërkohë që pamjet e regjistruara me celularë nga qytetarët që kalonin në rrugë shkaktuan reagime të mëdha në rrjetet sociale.

Pamjet ndezën sërish debatin mbi dhunën policore kundër njerëzve me ngjyrë në SHBA dhe si rrjedhojë u mbajtën protesta në shumë qytete të vendit kryesisht në Minneapolis.

Protestat për Floyd vazhdojnë prej një jave, ndërsa të paktën 40 qytete përfshirë Washingtonin dhe New Yorkun e filluan javën me orët policore gjatë natës.

Në rreth 25 qytete janë mobilizuar Njësitë e Gardës Kombëtare për të mbështetur policinë dhe për të marrë nën kontroll ngjarjet.

Share7Tweet

Related Posts

Kurti për vizitë zyrtare në SHBA, në pjesën e parë të vitit 2022!

December 4, 2021

Zëri i Amerikës: Kosova do të ftohet në Samitin e Bidenit për Demokraci?

November 12, 2021

Vjosa Osmanin e pret nënsekretarja amerikane e shtetit, flasin edhe për marrëdhëniet Kosovë – Serbi!

November 11, 2021

Alarmon eksperti amerikan, zbulon çka po bën Rusia që të parandalojë pajtimin Kosovë-Serbi!

October 24, 2021

Kriza e Kombeve të Bashkuara (OKB)!

October 15, 2021

Historia e Shtëpisë së Bardhë!

October 13, 2021
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.