Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Serwer kritikon Palmer: Lënia hapur e mundësisë së shkëmbimit të territoreve, jo e mençur dhe kundër politikës së Biden!

June 6, 2021
11
SHARES
1.3k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Profesori dhe eksperti amerikan, Daniel Serwer nëpërmjet një shkrimi në blogun e tij ka thënë se përgjigja e Matthew Palmer dhe qëndrimi i tij karshi çështjës së ndryshimit të kufijve si mundësi e zgjidhjes së problemit Kosovë – Serbi ishte jo e mençur dhe në kundërshtim me politikën e deklaruar të administratës Biden.

Serwer i referohet intervistës së Palmer për Televizionin Publik ku ai pyetet rreth çështjes së shkëmbimit të territoreve. Palmer në këtë intervistë u pyet nëse mundësia e ndryshimit të kufijve është ende e gjallë?

“Nuk mendoj se është në agjendë. Nuk më takon mua t’i caktoj vijat e kuqe në këtë proces, iu takon palëve, por mendoj se pala kosovare ka qenë mjaft e qartë në këtë çështje. Ka çështje të tjera që po diskutohen dhe që po merren parasysh në këtë proces…”.

Ndërsa Serwer konsideron se kjo përgjigje është jo e mençur, kundërproduktive dhe në kundërshtim me politikën e deklaruar të Administratës Biden.

Ja çfarë shkruan Serwer:

Jo e mençur:

Çështja e ndryshimit të kufijve në Ballkan është transmetar plotësisht përfshirë edhe në diskutimet midis midis presidentit serb Aleksander Vucic dhe ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për të mos i përmendur një mori letrash. Vucic dhe Thaçi nuk arritën një marrëveshje: Secili kërkonte territorin e vendit tjetër, por nuk ishin të gatshëm të hiqnin dorë nga territori i kërkuar për të arritur një marrëveshje. Lënia e derës haur për diskutime të mëtejshme është marrëzi, sepse ajo tashmë është provuar dhe ka dështuar. Vënia e barrës mbi Kosovën është e padrejtë, pasi ajo heq Serbinë nga përgjegjësia, megjithëse është e vërtetë që asnjë parlament në Kosovë, përfshirë edhe atë aktual me një koalicion me shumicë me të gjerë se zakonisht, nuk mund të miratojë një “shkëmbim territorial”, e cila gjithashtu do të pësonte një humbje të madhe në referendum.

Lënia e derës hapur është gjithashtu marrëzi për shkak të implikimeve rajonale dhe ndërkombëtare. Çdo ndryshim i kufijve të Kosovës do të çonte në kërkesa për ndryshim të kufijve të Bosnjës si shkëputje nga Republika Srpska. Si e dimë, kreu i RS, Milorad Dodik e ka premtuar atë. Përveç kësaj, presidenti rus Putin do të kërkonte të njëjtën gjë për pjesët e Gjeorgjisë, Moldavisë dhe Ukrainës të kontrolluara nga Rusia. Çdo politikan joliberal në të gjithë botën do të ndhej i lirë të lëshonte ndjenjat irredentiste të cilat ekzistojnë hapur në të gjithë Azinë dhe Afikën. Nuk ka mënyrë më të shpejtë për të vrarë shpresat e Administratës Biden për një ringjallje të demokracisë sesa të lihet dera e hapur për ndryshimet e kufijve në Ballkan.

Kundërproduktive:

Qëllimi i udhëtimit të Matt në Kosovë dhe në Serbi është të tregojë solidaritet me Bashkimin Evropian në ndjekjen e dialogut Beograd – Prishtinë që ka qenë joproduktiv për pjesën më të madhe të një dekade. Bashkimi Evropian tani po synon ta ringjallë atë. Negociatori kryesor i BE’së, Miroslav Lajcak, ka qenë i vendosur në përjashtimin e ndryshimeve të kufirit të cilat disa vende të BE’së kanë treguar se nuk do t’i pranojnë, veçanërisht Gjermania. Secili anëtar i BE’së ka një veto mbi këto pyetje pasi pranimi i çdo anëtari të ri kërkon që të gjitha vendet ekzistuese anëtare të bien dakord. Solidariteti me BE’në kërkon qartësi në këtë pikë, jo një deklaratë të dëshirës që e la atë deri në Prishtinë. Kjo qasje është pikërisht ajo që e futi administratën Trump në fërkime disa vjeçare joproduktive me BE’në në Ballkanin Perëndimor. Nëse Uashingtoni me të vërtetë dëshiron që dialogu të prodhojë ndonjë gjë, duhet të jetë e qartë në publik dhe në privatësi se nuk do të pranohet ndryshimi i kufijve.

I paqëndrueshëm:

Biden, si kandidat dhe president, ka mbështetur pa mëdyshjë sovranitetin dhe integritetin territorial të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën dhe Bosnjën e Hercegovinën. Ky është pozicioni i duhur për një demokrat liberal që beson në demokracinë liberale, që është demokracia e bazuar në të drejtat individuale të qytetarëve të mbrojtur nga shteti i ligjit.

Problemi është se demokratët e sinqertë liberalë janë ende të paktë në nivelin e udhëheqjes së Ballkanit Perëndimorë. Nacionalistët etnikë dominojnë, veçanërisht në Serbi, por edhe gjetkë. Presidenti Vucic me miqtë e tij kanë prohoritur atë që ai e quan një ‘shtëpi serbe’ e cila nuk dallon nga Serbia e Madhe ndjekja e së cilës e çoi Slobodan Miloshevicin në katër ose pesë luftëra (në varësi të mënyrës sesi ju llogaritni). Kryeministri Kurti ndonjëherë ka aspiruar për një referendum në Kosovë për bashkimin me Shqipërinë. Presidenti i RS Dodik ka të njëjtën aspiratë, për serbët në Bosnje dhe Hercegovinë. Disa kroatë boshnjakë ndajnë aspiratën për vetën e tyre.

Asnjë nga këto propozime nuk është në përputhje me aspiratat për anëtarësim në BE dhe nuk duhet të përjashtohet nga kufijtë si nga BE ashtu edhe nga SHBA.

PS: Në rast se ndokush mendon se videoja më sipër ishtë një gabim, këtu është Matt përsëri në të njëjtën ditë gjatë një paraqitje me Lajcak për të përjashtuar shkëmbimet terrotirale dhe duke thënë se nuk është punë e Bashkimit Evropian ose e SHBA’ve të identifikojnë kompromisin por është tek “palët që të determinojnë përmbajtjen e bisedimeve” (filloni në 6:14, kërkim-falje për cilësinë e zërit).

PPS: Pastaj në Beograd, Matt mohoi mundësinë e ndryshimit të kufijve për Maqedoninë dhe Bosnjë e Hercegovinën, por jo për Kosovën:

Kufijtë e BiH dhe Maqedonisë së Veriut janë rregulluar. Askush nuk flet për ndryshimin e kufijve në BiH, askush nuk flet për ndryshimin e kufijve në Maqedoninë e Veriut. Kjo përjashtoht.

Kur bëhet fjalë për Kosovë. Matt e ngarkon plotësisht barrën tek Prishtina:

Kur bëhet fjalë për kufijtë dhe territoret, nuk shoh se kjo është një çështje në të cilën Kosova është e gatshme të angazhohet.

ShareTweet

Related Posts

Bideni dhe Ukraina: Nga kampioni i çështjeve klimatike te rregullatori i çmimeve të naftës!

April 13, 2022

Fjalë të mëdha nga Amerika për Kurtin/ Shqiptarët e atjeshëm: Pas 22 vitesh doli një Kryeministër, që ua këputi ish-ave rrënjët e kumbarisë me Serbinë!

April 4, 2022

Kriza e madhe botërore ka filluar të ndjehet edhe në Amerikë: Biden lejon përdorimin e naftës nga rezervat e shtetit!

April 1, 2022

Temat për të cilat do të diskutojnë Kosova dhe Serbia të martën në Bruksel!

November 13, 2021

Ambasada amerikane: Përfaqësuesi special Gabriel Escobar është duke punuar në dialogun Kosovë-Serbi!

November 9, 2021

Konjufca për Samitin e Bidenit: Do të kishte qenë mirë të na ftonte SHBA-ja, të shpresojmë për vitin tjetër!

November 7, 2021
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.