Zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergey Vershinin tha se vendimet për sanksione nga Perëndimi nuk mund ta ndryshojnë kursin e Moskës.
Sipas mediave ruse, Vershinin ka bërë vlerësime lidhur me sanksionet që vendet perëndimore kanë zbatuar ndaj Rusisë lidhur me luftën Rusi-Ukrainë.
“Moska nuk do të kërkojë nga SHBA-ja dhe Evropa heqjen e sanksioneve. Presioni i Perëndimit nuk do të mund ta ndryshojë kursin e Moskës”, ka deklaruar Vershinin duke shtuar se “Këto sanksione nuk janë vendimi ynë”.
Ai vuri në dukje se SHBA-ja dhe partnerët e saj po përpiqen të vendosin në situatë të vështirë ekonominë ruse dhe popullin rus duke zbatuar sanksione. “Sanksionet e vendosura ndaj nesh si një mjet presioni, fillimisht janë të paligjshme dhe e dyta nuk funksionojnë”, tha Vershinin.