
Ante Gotovina ishte gjeneral kroat gjatë luftërave në ish-Jugosllavi i njohur për rolin komandues në operacionin e suksesshëm “Rrufeja”.
Në vazhdën e provokimeve dhe luftënxitjes mediat serbe lëshojnë alarmin për vizitën e gjeneralit të famshëm kroat në Kosovë.
Sipas ‘burimit’ të mediave serbe shqiptarët po përgatisin sulme të reja në veri të Kosovës. Prezenca e Ante Gotovina’s në Kosovë sipas tyre sinjalizon qëllimet e këqija të shqiptarëve të Kosovës.
Mediat serbe vazhdojnë me pretendimet se ‘krimineli’ Ante Gotovina është parë në Kosovë para një jave dhe është takuar me udhëheqësit më të lartë të Kosovës, për të përgatitur një operacion ushtarak për sulm në veri, të ngjajshëm me operacionin ushtarak të Kroacisë “Rrufeja”.
Ante Gotovina ishte gjenereal kroat gjatë luftërave në ish-Jugosllavi i njohur për rolin komandues në operacionin e susksesshëm kroat “Rrufeja”. Kujtojmë se Tribunali i Hagës e akuzoi për krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit më 2005, por u lirua nga të gjitha akuzat nga apeli më 2012.
Discussion about this post