
Përfaqësues të Korporatës Financiare Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (DFC) pritet të arrijnë në Beograd, më 21 shtator si pjesë e përgatitjeve për hapjen e selisë së tyre lokale.
Ardhja e paralajmëruar e Bankës Amerikane për Zhvillim – e krijuar nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, si kombinim i disa institucioneve financiare – mund të jenë lajm i madh, kanë thënë burime për transmetuesin rajonal N1.