Se sa tanke ka Serbia, ky është një “sekret ushtarak” i Serbisë. Por, duke gjykuar nga harta që po qarkullon nëpër rrjete sociale, Serbia pas Rusisë dhe Greqisë ka më së shumti tanke në Evropë, shkruan ‘Blic’ nga Beogradi.
Kjo gazetë ka shkruar në faqen e saj të internetit se Twitter ka zbuluar një hartë të Evropës ku tregon për numrin e takeve të shteteve në 100,000 banorë.
Sipas ‘Blic’, harta tregon gjithashtu se Serbia renditet e treta në Kontinentin e Vjetër, me 9.17 tanke për 100,000 qytetarë.
Rusia renditet e para me 14.1 tanke, ndërsa Greqia e dyta me 12.35 për 100,000 banorë.
Nëse marrim parasysh këtë informacion, Serbia ka 7 milion banorë, që i bjen se ka gjithësejt 642 tanke.
Sidoqoftë, Ministria e Mbrojtjes e Serbisë mohon që Serbia ka 9.17 tanke për 100,000 banorë.
Discussion about this post