Ka shpërthyer një valë e reagimeve të ashpra në Serbi kundër lirimit të Radojçiqit.
Mësohet se Milan Radoiçiq, ish-nënkryetari i Listës Serbe dhe organizator i sulmit terrorist në Banjskë, është liruar sot nga paraburgimi, që sipas avokatit serb Ivan Niniq, është tregues se një person, Aleksandar Vuçiqi, “në të njëjtën kohë është zjarrvënës dhe zjarrfikës”.
Ai shton se Bashkimi Evropian dhe Perëndimi e tolerojnë sjelljen e tij dhe se qytetarët e Serbisë, veçanërisht serbët në veri të Kosovës, do ta paguajnë çmimin për gjithçka.
Milan Radoiçiq është liruar sot nga mbajtja. Ky vendim pasoi më pak se 24 orë pasi MPB-ja serbe njoftoi se ai ishte arrestuar dhe se i ishte caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Avokati Ivan Niniq e sheh të gjithë rastin si konfirmim se presidenti i Serbisë qëndron prapa këtij procesi.
“Këtu është vetëm një njeri në të njëjtën kohë: regjisor, skenarist, kostumograf, zjarrvënës dhe zjarrfikës. Pjesa tjetër janë kukulla dhe mish për top. Realiteti është ky, dhe çmimin do ta paguajmë të gjithë, sidomos serbët në veri të Kosovës. Perëndimi dhe BE-ja tolerojnë gjithçka, sepse kjo është pikërisht ajo që u duhet! ‘Aca Serb 5:0’”, ka shkruar Niniq në rrjetin social X në reagim ndaj lajmit për lirimin e Radoiçiqit nga paraburgimi.