
Zv.ministri i jashtëm i regjimit të Bashar al Asadit, Faisal Mekdad, tha se nuk do të bisedojnë me organizatën terroriste YPG/PKK, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas agjencisë së lajmeve SANA të regjimit, Mekdad në një deklaratë për gazetarët duke iu referuar YPG/PKK-së ka njoftuar se “nuk do të bëjnë bashkëpunim me ata që flasin me gjuhën separatiste dhe të dhunës”.
“(YPG/PKK) e ka hedhur veten e saj në prehrin e SHBA-ve dhe forcave sioniste që janë armiq të Sirisë. Këto grupe janë përgjegjës për sulmet e Turqisë”, tha Mekdad duke theksuar se YPG/PKK-ja për të marrë mbështetjen e SHBA-ve hoqi dorë nga interesat kombëtare.
Ndërsa Shahin Cilo, i ashtuquajturi komandanti i FSD-së (Forcave Demokratike të Sirisë) që janë nënkontraktorë të organizatës terroriste YPG/PKK në një deklaratë më 8 tetor para fillimit të operacionit “Burimi i Paqes” ishte shprehur se mendonin që të kryenin një bashkëpunim me regjimin për të luftuar kundër Turqisë.
Discussion about this post