Senati amerikan e ka miratuar ligjin që zgjeron autoritetin ekzistues të Departamentit të Mbrojtjes në ofrimin e mbështetjes për Kosovën. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Kaloi në Senat, – shkroi Mehaj, – ligji që zgjeron autoritetin ekzistues të Departamentit të Mbrojtjes në ofrimin e mbështetjes për Kosovën përmes intensifikimit të ushtrimeve të përbashkëta, trajnimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës si pjesë e stërvitjeve shumëpalëshe, duke kontribuar kësisoj në thellimin e bashkëpunimit në fushën ushtarake me ushtrinë amerikane.
Falenderoj senatoren Shaheen për angazhimin e saj direkt në sigurimin e kësaj dispozite. Vetëm përmes bashkëpunimit mund t’i kontribuojmë paqes së qëndrueshme.”