Sekretari i pezulluar i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Burim Rreci, ka kërcënuar ministrin e këtij dikasteri, Vesel Krasniqin.
Kërcënimi ka ndodhur sot dhe se policia është duke u marrë me rastin.
Ende nuk dihet arsyeja e këtij kërcënimi, mirëpo rikujtojmë se në shtator ministri kishte pezulluar Rrecin për shkak të neglizhencës dhe mosbashkëpunimit nga sekretari.
Pas pak ju sjellim detaje të reja në lidhje me këtë rast…