Në Kinë po mendojnë t’i rikthehen projekteve të mëdha të futbollit, edhe pse shteti aziatik tejkaloi një krizë të rëndë humanitare prej koronavirusit.
Ditën e sotme nisën punimet për stadiumin e Guangzhout Evergrandes, i cili do të jetë stadiumi i katërt më i madh në botë për nga kapaciteti. Sipas mediave të huaja, ky impiant i ri do të mbajë plot 100 mijë persona. Përsa i përket kostos, ky projekt gjigant do të kushtojë rreth 1.560 miliard euro.
Kina synon të kthehet në një superfuqi të futbollit botëror, ku prej vitesh tërheq lojtarë të klubeve të mëdha europiane, por deri tani kombëtarja e Kinës nuk ka arritur asnëj rezultat pozitiv në asnjë prej fushatave futbollistike./Gazeta Mejdani/