Siç mësojmë nga faqja zyrtare ‘Kosova për Sanxhakun’ http://kosovapersanxhakun.org/?lang=sq, qytetarët e kësaj ane po solidarizohen dhe po përcjellin me shqetësim ngjarjet tragjike pas tërmetit në Shqipëri, shkruan Gazeta Mejdani.
Nga kjo faqe mësohet se popullata e Sanxhakut e kanë përjetuar rëndë gjithë atë që ndodhi në Shqipëri.
‘Sanxhakasit si shumë here më pare ka treguar dhe vërtetuar humanitetin , kështu që është e nevojshme të organizohen në mënyrë institucionale në vendbanimet e Sanxhakut të organizohen aktivitetet për mbledhjen së ndihmave humanitare për të prekurit nga të dëmtuarit nga tërmeti’, shkruan sandzakcke.rs.
Tërmeti shkatërrues që goditi Shqipërinë disa ditë më parë ka shkaktuar pasoja tragjike, dëme të mëdha materiale, si dhe një krizë të dukshme humanitare, e cila është veçanërisht e dukshme në vendet më të prekura nga kjo fatkeqësi natyrore.
Të premten, pas faljes së namazit të xhumasë, në xhamitë e Sanxhakut jugor dhe të atij lindor, ka filluar mbledhja e ndihmave financiare për të prekurit nga të dëmtuarit pas tërmetit në Shqipëri./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post