Përbërësit:
– 1/3 avokado
– ½ lugë gjelle lëng limoni
– 120g tunë e konservuar
– 2 rriska domate
– Marule
– 1 qepë e kuqe
– 2 rriska bukë të bardhë
– Kripë dhe piper të zi, varësisht nga shija
– Vaj ulliri
Përgatitja:
– Me duart tuaja, ndajeni marulen në copa të vogla. Qepët prini në formë të gjysmë hënës
– Njërën anë të secilës rriskë të bukës lyejeni me vaj ulliri
– Avokadon shtrydheni me pirun dhe shpërndajeni barabartë në bukë. Shtoni domaten, qepët, tunën dhe marulen në sandviç. Spërkateni me kripë, piper dhe lëng limoni
– Mbulojeni sandviçin me rriskën tjetër të bukës. Ju bëftë mirë. /Gazeta Mejdani/
Discussion about this post