Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Sa ministra e zëvendësministra do t’i kenë serbët në qeverinë e ardhshme sipas Kushtetutës?

October 10, 2019
2
SHARES
1
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Lista Serbe

Zgjedhjet në Kosovë kanë prodhuar një fitues të tyre, e që është Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa koalicioni qeverisës pritet të jetë ai mes tyre dhe partisë që doli e dyta në këto zgjedhje, Lidhjës Demokratike të Kosovës.

Madje, ky koalicion pothuajse është konfirmuar nga të dy taboret. Vetëvendosje kanë treguar se do t’i ftojnë LDK-në në koalicion, e nga LDK-ja thonë se nuk ka alternativë tjetër përveç koalicionit me Vetëvendosjen.

Lidhja Demokratike e Kosovës siç duket është pajtuar edhe me heqjen dorë nga posti i kryeministrit, post ky që pritet të ushtrohet në qeverinë e ardhshme nga i pari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Kurti pas shpalljes së fitores, menjëherë filloi të fliste për formimin e qeverisë, e sipas tij, aty nuk do të ketë vend për Listën Serbe.

“Kushtetuta jonë thotë se duhet të jetë së paku një ministër nga komuniteti serb në qeverinë tonë, por nuk thotë se duhet të jetë nga Lista Serbe. Kështu që ne do t’i përqendrojmë përparësitë tona në pakicat si komunitetet, jo si parti”, – tha Kurti.

E njohësi i Kushtetutës, Muhamet Kelmendi për lajmi.net ka shpjeguar se çfarë pozita do të kenë minoritetet në qeverinë e ardhshme, kushdo që e formon atë.

Kelmendi është shprehur se në qeveri duhet të jenë dy grupe të minoriteteve, serbe dhe jo-serbe dhe sipas tij në këtë pikë nuk mund të ndërhyhet.

“Sipas Kushtetutës është e caktuar se në qeveri duhet të jenë dy grupet e minoriteteve, serbe dhe jo-serbe. Janë të caktuara poashtu edhe vendet në Kuvend dhe ato në Qeveri dhe nuk mund të ndikohet në këtë pikë”, tha Kelmendi.

Kelmendi më tutje ka treguar se dy grupet e komuniteteve duhet të kenë gjithashtu nga një nënkryetar të Kuvendit dhe anëtarët e vet të kryesisë së Kuvendit.

“Nënkryetarin e Kuvendit, anëtarë të kryesisë. Këto janë rregulla, që të ndërrohen këto, duhet të ndërrohet Kushtetuta. Partitë mund të llogarisin nëse kanë ose jo nevojë, por minoritetet janë me pozitën”.

Më tutje, Kelmendi ka shpjeguar se si shkon emërimi i ministrave dhe zëvendësministrave të komuniteteve jo-shumicë sipas Kushtetutës së Kosovës.

“Në Qeveri duhet të jetë së paku një ministër nga komuniteti serb dhe një ministër nga komunitetet jo-shumicë nëse janë vetëm 12 ministri. Në qoftë se kalohet numri i 12 ministrive, janë 2 ministri nga serbët, 1 nga komunitetet jo-shumicë, 3 zëvendësministra nga serbët dhe 2 zëvendësministra nga komunitetet jo shumicë”, sqaroi Kelmendi për lajmi.net.

“Dy nënkryetarë përfaqësojnë komunitetet pakicë, serbe dhe jo-serbe, do të thotë një nënkryetar i Kuvendit duhet të jetë nga pakicat serbe dhe një nënkryetar nga pakicat jo-serbe”, vazhdoi ai.

Kujtojmë se Lista Serbe ka fituar shumicën dërmuese të votave të serbëve në Kosovë, duke lënë kështu koalicionin serb “Sloboda”, me një numër tejet të vogël votash. /Gazeta Mejdani/

Share2Tweet

Related Posts

Konvergjenca me Listën Serbe!

August 6, 2022

Qeveria e Kosovës i propozon një detyrë të rëndësishme Veton Surroit!

July 1, 2022

Kurti takon Presidentin e Bosnjës: Jemi syhapur karshi lidhjeve të thella të Rusisë e Serbisë!

April 7, 2022

Mustafë Bajrami ka një porosi për ata që dëshirojnë t’i kuptojnë drejtë ngjarjet e mëdha që ndodhin nëpër botë!

February 27, 2022

Nuk miratohet kërkesa e PDK-së për debat lidhur me shtrenjtimin e rrymës!

January 20, 2022

Hoxhallarët dalin kundër Ministrisë së Arsimit: Mbulesa dhe mësimi fetar nuk i cënon shkollat!

January 4, 2022

Discussion about this post

No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.