Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Ekonomi

Sa kohë u janë dashur të fitojnë milionëshin dhe miliardëshin e parë!

October 17, 2019
22
SHARES
4.5k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Jeff Bezos

Disa njerëzve u janë dashur një jetë e tërë që të fitojnë miliardëshin e parë, por tani një gjë e tillë po arrihet madje brenda një periudhe të shkurtër kohore. E gjithë kjo po ndodh falë tregtisë së lirë, zhvillimit ekonomik dhe avancimit të teknologjisë informative dhe mjeteve të transportit.

Megjithatë shumica e pasanikëve në botë miliardat e para i kanë fituar shpejt siç është rasti i Jeff Bezos, pronar i Amazon, Bill Gates nga Microsoft, Larry Ellison me Oracle dhe Mark  Zuckerberg me rrjetin e famshëm social Facebook, transmeton Telegrafi.

Njeriut më të pasur në botë, Jeff Bezos i janë dashur pesë vite që një miliardëshin e parë ta fitojë, derisa Mark Zuckerbergut hiq më shumë se tre vite.

Por, jo të gjithë me këtë shpejtësi kanë arritur të bëhen miliarder. Bill Gates dhe Larry Ellison kanë punuar shumë për të bërë boom gjatë viteve të 90-ta në fushën e teknologjisë informative,duke sjell në treg Microsoft. Kështu atyre u janë dashur 11 vite, respektivisht 16 që të fitojnë milardëshin e parë.

Rasti i njëjtë është edhe me Warren Buffet, Amancio Ortega, Carlos Slim Helu dhe Sheldon Adelson që punuan pandërprerë për dekada të tëra për të fituar statusin e miliarderit.

Jeff Bezos (Amazon), milionëshin e parë e fitoi brenda tre viteve, kurse miliardëshin e parë për pesë vite

Jeff Bezos, 55-vjeç, konsiderohet si njeriu më i pasur në botë me një pasuri neto prej 131 miliardë dollarë dhe njihet si themelues i Amazon, ku e gjithë ideja filloi në garazhin e shtëpisë në Seattle.  Ai fitoi milionëshin e parë për tre vite me Amazon, dhe më pas fal biznesit që i lulëzoi me shpejtësi të madhe për dy vite tjera arriti ta fitojë miliardëshin e parë.

Bill Gates (Microsoft), milionëshin e parë e fitoi për gjashtë vite, kurse miliardëshin e parë për 11 vite

Bill Gates, 63-vjeç, është një nga njerëzit më të famshëm në botë në veçanti në fushën e teknologjisë informative, pas lansimit të Microsoft në vitin 1975. Pasuria e tij vlerësohet të jetë 96.5 miliardë dollarë, ku revista Forbes e rëndit atë si njeriun e dytë më të pasur në botë.

Warren Buffet (Berkshire Hathaëay), milionëshin e parë e fitoi për pesë vite, e miliardëshin pas 31 viteve

Warren Buffet, 88-vjeç, “Oracle of Omaha” gjithashtu konsiderohet si një nga investitorët më të famshëm në botë, dhe aktualisht menaxhon Berkshire Hathaway që ka në pronësi GEICO, që i prodhon bateritë Duracell dhe zinxhirin e lokale që servojnë ushqim të shpejtë Dairy Queen. Pasuria e tij neto vlerësohet të jetë 82.5 miliardë dollarë, dhe është njeriu i tretë më i pasur në botë, pas Bezos dhe Gates. Buffet ka fituar milionëshin e parë për pesë vite.

Carlos Slim Helu (America Movil), milionëshin e parë e fitoi për katër vite, e miliardëshin për 30

Carlos Slim Helu, 66-vjeç, është njeriu më i pasur në Meksikë dhe pasuria e tij neto vlerësohet të jetë rreth 64 miliardë dollarë. Megjithatë edhe pse ka miliarda dollarë pasuri, ai jeton në një shtëpi modeste me gjashtë dhoma gjumi të cilën e ka në pronësi për më shumë se 40 vite.

Amancio Ortega (Inditex), milionëshin e parë e fitoi për 11 vite, e miliardëshin për 27

Amancio Ortega, 83-vjeç, është biznesmen spanjoll dhe njëherit themelues i Inditex që njihet për Zara, E fal këtij biznesi ai sot konsiderohet si njëri nga njerëzit më të pasur në Evropë. Dyqanin e parë të Zaras e hapi në vitin 1975 së bashku me gruan Rosalia Mera, dhe kështu për 11 vite punuan shumë që të fitojnë milionëshin e parë, e pasuria e tij vlerësohet të jetë 62.7 miliardë dollarë.

Larry Ellison (Oracle), milionëshin e parë e fitoi për nëntë vite, e miliardëshin për 16

Larry Ellison, 74-vjeç, është pronar i Oracle që e themeloi në vitin 1977, e milionëshin e parë e fitoi pas 9 viteve punë të palodhshme. Pasuria e tij kap shumën e 62.5 miliardë dollarë. Është jeta e tij private që ka bërë shumë bujë nëpër media, për faktin se është martuar katër dhe shkurorëzuar katër herë. Ai ka në pronësi shumë shtëpi, jahte e aeroplanë.

Mark Zuckerberg (Facebook), milionëshin e parë e fitoi për dy vite, e miliardëshin për tre

Mark Zuckerberg, 35-vjeç, krijoi Facemash, paraardhësi i Facebook dhe atë brenda dhomës së konviktit sa ishte student i Universitetit të Harvardit në vitin 2003. Sot pasuria e tij vlerësohet të jetë 62.3 miliardë dollarë, e milionëshin e parë e fitoi për dy vite.

Michael Bloomberg (Bloomberg), milionëshin e parë e fitoi për shtatë vite, e miliardëshin për 28 vite

Michael Bloomberg, 77-vjeç, raportohet se ka pasuri prej 55.5 miliardë dollarë e sipas tij milionëshin e parë e ka fituar për shtatë vite. Karrierën e filloi në Wall Street në vitin 1966. E 15 vitet e ardhshme të karrierës së tij si investitor, i mundësuan atij që të fiton miliarda dollarë.

Larry Page dhe Sergey Brin (Alphabet), milionëshin e parë e fituan për një vit, e miliardëshin për pesë

Larry Page, 46-vjeç, është drejtor ekzekutiv i Alphabet, e fusha e teknologjisë informative i ka mundësuar atij që të ketë miliarda dollarë, më saktësisht 50.8 miliardë. Ai thotë se milionëshin e parë e ka fituar për vetëm një vit. Në vitin 1998, Page dhe partneri i tij Sergey Brin, 45-vjeç, investuan 100 mijë dollarë në Google, por ja që sot konsiderohen si njerëz shumë të pasur.

Steve Ballmer (Microsoft), milionëshin e parë e fitoi për gjashtë vite, e miliardëshin për tetë

Steve Ballmer, 63-vjeç, kishte hequr dorë nga Stanford për të vazhduar karrierën me ish-kolegun nga Harvardi, Bill Gates, me të cilin filluan punën me Microsoft. Pasuria e tij neto vlerësohet të shkojë deri në 41.2 miliardë dollarë. Thotë se milionëshin e parë e fitoi për gjashtë vite.

Ma Huateng (Tencent), milionëshin e parë e fitoi për tre vite, e miliardëshin për gjashtë

Ma Huateng i njohur si Pony Ma, është 47-vjeç dhe është drejtor ekzekutiv i gjigantit kinez Tencent Holdings, që ka në pronësi aplikacionin për shkëmbim të mesazheve WeChat që numëron miliarda përdorues. Në vitin 1998 fitoi epitetin e bashkëthemeluesit të Tencent, kurse sot pasuria e tij është hiq më pak se 38.8 miliardë dollarë. Pretendon se milionëshin e parë ka arritur ta fitojë për tre vite.

Jack Ma (Alibaba), milionëshin e parë e fitoi për më pak se një vit, e miliardëshin për dhjetë vite

Jack Ma, 54-vjeç, është themelues i Alibaba, një nga ueb-faqet më të njohura të Kinës ngjashëm me atë të Amazon. Pasuria e ish-mësuesit të gjuhës angleze, kapë vlerën e 37.3 miliardë dollarë dhe thotë se milionëshin e parë e ka fituar për më pak se një vit. Fillimisht themeloi agjencinë e përkthimeve Haibo që kryente përkthime në gjuhën angleze e me kalimin e viteve krijoi faqet kineze që përktheheshin dhe në gjuhën angleze.

Huika Yan (Evergrande), milionëshin e parë e fitoi për tre vite, e miliardëshin për 13

Huika Yan, 51-vjeç, është një nga njerëzit më të fuqishëm të Hong Kongut, pasuria e të cilit vlerësohet të jetë 36.2 miliardë dollarë. Yan thotë se milionëshin e parë e ka fituar për tre vite dhe kështu me punë të vazhdueshme e arriti edhe miliardëshin e parë pas gjashtë viteve tjera. Karrierën e filloi si punëtor në një fabrikë të çelikut, e pas përfundimit të kolegjit në vitin 1982 filloi të merret me patundshmëri.

Sheldon Adelson (Las Vegas Sands), milionëshin e parë e fitoi për 12 vite, e miliardëshin për 53

Sheldon Adelson, 85-vjeç, fitoi para të majme me agjenci të patundshmërisë, ku pas suksesit të madh u bë drejtor ekzekutiv i Las Vegas Sands. Milionshin e parë e fitoi për 12 vitet e karrierës së tij si investitor, por i janë dashur edhe 41 tjera që të fiton miliardëshin e parë. Sot pasuria e tij kapë vlerën e 35.1 miliardë dollarë. /Gazeta Mejdani/


Share3Tweet

Related Posts

Lajmi i fundit: Facebook ndryshon emrin dhe bënë një revolucion të madh!

Lajmi i fundit: Facebook ndryshon emrin dhe bënë një revolucion të madh!

October 28, 2021

Facebook ia mbylli llogarinë, Trump paralajmëron hakmarrje ndaj Zuckerberg!

June 6, 2021

Divorcohen Bill e Melinda Gates: Çipi i vaksinave dhe interferimi i tepërt me punët e koronavirusit, shkaktarë?

May 4, 2021

Pandemia/ Trishton botën Bill Gates: Katër deri në gjashtë muajt e ardhshëm…

December 15, 2020

A do t’ia dalë vallë Bill Gates të vaksinojë gjithë botën?

November 27, 2020

Bill Gates paralajmëron për një problem shumë më të madh sesa koronavirusi!

September 24, 2020

Discussion about this post

No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.