Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Opinion

Rusi-Ukrainë/ Bota para një konflikti katastrofik!

February 18, 2022
7
SHARES
1.8k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Eshtë momenti i vendimeve. Por kriza e Ukrainës është e mbushur me pasiguri të thella dhe shqetësuese. Në skenë janë dy protagonistë: Presidenti amerikan, Joe Biden dhe presidenti rus, Vladimir Putin. 

Përse ndodhi ky përshkallëzim? 

Në orët e fundit, qeveria amerikane është bindur se Putini është vërtet gati të sulmojë Ukrainën. Shtëpia e Bardhë mund të mbështetet në thelb në dy burime informacioni: pamjet satelitore dhe raportet e shërbimeve të fshehta në terren (CIA dhe shërbimi i fshehtë i ushtrisë). Pamjet janë konsideruar të pangatërrueshme: Moska po vazhdon të grumbullojë jo vetëm ushtarë, por edhe raketa, avionë dhe helikopterë. Sipas Pentagonit, forcat ruse janë tashmë në gjendje të godasin në fronte të ndryshme. Këshilltari për Sigurinë Kombëtare, Jake SUllivan dy ditë më parë ishte i qartë: nuk mund të përjashtohet bombardimi i Kievit. 

Çfarë llogarish politike bën Putini? 

Sipas amerikanëve, frenuesi i vetëm mund të jetë vetëm ekonomik. Shtëpia e Bardhë po bind ende aleatët evropianë që të godasin eksportet ruse të gazit, në rast pushtimi. Zyrtarisht, SHBA dhe BE thonë se janë në një linjë. Por shumëkush mendon që nuk është kështu. Mes këtyre janë sigurisht rusët. Prej këtu buron llogaria politike e Putinit: vende të ndryshme, si Gjermania dhe Italia, nuk do të ishin të gatshme të përballonin një “black out” energjetik rus. Udhëheqësi i Kremlinit, mendon se mund ta mbajë të lartë tensionin, deri kur të mund të arrihet një marrëveshje për një lloj neutraliteti, ose “finlandizimi të Ukrainës”. Ose do të zgjedhë “opsionin ushtarak”, ndoshta me sulme të kufizuara, ose bllokime detare, duke shpresuar që të çarat e sotme në bllokun perëndimor të zgjerohen nesër, në momentin kur do do të duhet të vendosen konkretisht sanksione. Eshtë një operacion shumë i rrezikshëm. Por jo pa logjikë, siç do të ishte pushtimi total i Ukrainës. 

Dhe llogaritë e Bidenit? 

Një gjë është e sigurt: presidenti amerikan nuk ka kërkuar përplasjen me rusët. Agjenda e tij ishte një tjetër. Biden është i bindur se kriza ukrainase është e mbushur me risqe edhe në politikën e brendshme. Arsyeja është shumë e thjeshtë. Nëse Putini bën bllof ose në fund mbërrihet në një marrëveshje, do të jenë shumë që do të marrin meritat. Por nëse udhëheqësi rus sulmon dhe paralizon gjysmën e Perëndimit, atëherë të gjithë do të nxjerrin në pah përgjegjësitë, “dobësinë” e Bidenit. Në fillim të vitit 2021 Administrata e SHBA mendonte se mund të “stabilizonte” marrëdhëniet me KRemlinin, duke ofruar bashkëpunim mbi terrorizmin dhe një plan gradual çarmatimi. Sot është e detyruar të përshtasë linjën politike, duke u përgatitur për një përplasje me Moskën si ato të viteve gjashtëdhjetë. Shtëpia e Bardhë nuk do që të gjendet e papërgatitur në asnjë nivel, kjo me koston që të shfaqet edhe alarmiste. Ja përse po u bën thirrje qytetarëve amerikanë që të largohen nga Kievi: nuk duhet të përsëriten skenat poshtëruese të panikut që u panë në Kabul vitin e kaluar. 

Cili është roli i Kinës? 

Këshilltarët e Bidenit përsërisin shpesh: “SHBA nuk kanë luksin që të përqëndrohen vetëm në një rajon të botës”. Në Uashington konsiderojnë “kontigjent” aksin mes Putinit dhe Xi Jinpingut. Departamenti i Shtetit mendon se dy vendet kanë interesa ekonomike dhe strategjike shumë të ndryshme, për të farkëtuar një koalicion të vërtetë antiperëndimor. Megjithatë ka edhe sinjale që bien ndesh prej disa vitesh. Stërvitja e parë e përbashkët ushtarake mes Rusisë dhe Kinës ndodhi në 2017, në Detin Balltik. Në krizën ukrainase, Pekini po i rreh shpatullat Moskës. Në Uashington është e qartë tashmë se ndeshja është e dyfishtë. Zëvendës Sekretarja e Shtetit, Uendi Shelman e ka thënë në mënyrë eksplicite: nëse i hapim rrugë Putinit, praktikisht jemi duke dorëzuar Taivanin tek Xi Jinping./ Corriere della Sera/

ShareTweet

Related Posts

Mustafë Bajrami me fjalë të përzgjedhura për ambasadorin William Wallker!

Lidhja ime me Turqinë dhe raportet e mia me Erdoganin!

October 21, 2022

Mori fund globalizmi, çka pastaj!

October 5, 2022

Fuqia diplomatike e Turqisë!

August 2, 2022

Pse disa vende janë neutrale në luftën Rusi-Ukrainë, dhe sa po i kushton Evropës kjo gjendje!

July 19, 2022

Takim i Teheranit i një rëndësie strategjike, ç’synojnë Raisi, Putin dhe Erdogan?

July 19, 2022

Koncepti i ri Strategjik i NATO-s!

June 20, 2022
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.