Rumania për herë të parë shpjegoi pse i ndaloi tanket ruse që po dërgoheshin për në Serbi!
Rumania ka ndaluar një transporter me armë ruse që po lundronin nëpër Danub drejt Serbisë. Kjo kishte ndodhur për shkak të sanksioneve të vendosura nga BE ndaj Rusisë si rezultat i situatës në Ukrainë, ka thënë Ministria e Jashtme Rumune.
Arsyetimi i Ministrisë së Jashtme Ruse është sepse transporteri nuk kishte leje speciale për të bartë mallëra nga Rusia drejtë Serbisë.
Televizioni Rumun Digi 24 ka njoftuar se në transporter kishte 30 tanke dhe 30 transportues të tjerë të blinduar.
Sipas mediave ruse, ky vendim i Rumanisë bie ndesh me Konventën e Danubit, aq më tepër, kur tanket dhe mjetet tjera të blinduara ishin një dhuratë e vogël për Serbinë.
Discussion about this post