Sot në Ministrinë e Mbrojtjes është organizuar një konferencë për media. Para gazetarëve në atë konferencë është thënë se viti 2019 shënon vitin e parë të FSK-së me mandat të ri si Ushtri e Kosovës, raporton Gazeta Mejdani.
Së këndejmi, bazuar në atë që u tha në këtë konferencë, Ministria e Mbrojtjes ka realizuar me sukses të gjitha objektivat e parapara për vitin 2019.
Kështu ka deklaruar ministri në detyrë i Mbrojtjes, Rrustem Berisha.
Ai, me burrje për punën e tij dhe gjithë stafit të Ministrisë ka thënë gjithashtu se është rritur besueshmëria në këtë institucion, por edhe numri i komuniteteve joshumicë që janë bërë pjesë e FSK-së.
Berisha ka folur edhe për misionin kryesor të FSK-së, e që edhe më tej, mbetet anëtarësimi i plotë në NATO.
Në këtë konferencë, gjithashtu i pranishëm ishte edhe komandanti i FSK-së, Rrahman Rama, i cili tha se Forca e Sigurisë së Kosovës nga viti 2021, do të fillojë me misione paqeruajtëse.
Pa mëdyshje, viti 2019 shënon vitin e parë të FSK-së me mandat të ri si Ushtri e Kosovës./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post