
Kryetari i ORCA, Rron Gjinovci, i ka thënë Kryetarit të SBASHK, Rrahman Jasharajt se mësimdhënësit në nivel vendi duhet të testohen.
Ai në Zona e Debatit i ka thënë Jasharajt se as ai personalisht nuk di drejtshkrim, njofton Klan Kosova.
“As ju personalisht nuk dini drejtshkrim”, është shprehur Gjinovci në debatin lidhur me rezultatin e dobët të shënuar në testin PISA të nxënësve kosovar.
Në anën tjetër, Jasharaj, ka theksuar se sindikata që drejton nuk lejon testimin e mësimdhënësve.
“Mësimdhënësit tanë i kanë kryer testimet në fakultete”, është shprehur Jasharaj.
Discussion about this post