Aktivisti Rron Gjinovci përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se sot është shoqëruar në polici.
Arsyet e arrestimit, sipas Gjinovcit është ekspozimi i plagjiaturave të ministri Ramë Likaj, transmeton Telegrafi.
“Qytetarë, sapo u shoqërova në stacionin policor Qendra për shkak të ekspozimit të plagjiaturave të ministrit Ramë Likaj. Kjo nuk ka ndodhur asnjëherë më parë. Kjo po ndodh kur ministër i Brendshëm është Agim Veliu i qeverisë jolegjitime Hoti. P.S. Jam mirë, i shoqëruar nga avokatja Rina Kika”, ka shkruar Gjinovci në Facebook.