Një aeroplan i vogël sportiv derisa po tentonte të zbriste në tokë, është përplasur me një veturë që po lëvizte në drejtim e kundërt të rrugës, ku si pasojë kanë humbur jetën një nënë dhe djali i saj me Pembroke Pines të Floridas.
Deri më tani gjithçka që dihet është se dy persona që ishin në aeroplan kanë humbur jetën, e gruaja që ishte në veturë është lënduar rëndë, transmeton Telegrafi.
Nuk dihet nëse aeroplani ishte ngritur në ajër nga aeroporti North Pery në qytetin Pembroke Pines. Për arsye të panjohura aeroplani ishte rrëzuar dhe përplasur në asfalt, duke këputur edhe disa tela të shtylla elektrike dhe më pas është përplasur me pjesën e pasme të veturës – ku si pasojë ka ardhur deri te një shpërthim.
“Jetoj këtu. Çdo ditë shëtisë me foshnjat e mia. Aeroplani ka mundur të na mbyt. Jam e shokuar”, ka thënë një dëshmitare e këtij aksidenti të tmerrshëm.
Rrëzimin e aeroplanit po e heton edhe Këshilli Kombëtar për Transport dhe Trafik Ajror, e kamerat e sigurisë të vendosura para derës së një shtëpie private, kanë kapur momentin kur aeroplani përplaset me veturën.