
Lëndime të rënda trupore i janë shkaktuar gazetarit Visar Duriqi.
Duriqi ka realizuar një seri emisionesh hulumtuese të ekspozimit të krimit dhe korrupsionit.
Sulmi ndaj tij është kryer në hyrje të banesës në Fushë-Kosovë pas një debati televiziv.
Sulmi fizik ndaj tij është bërë nga tre persona ende të panjohur. Tre persona e kishin pritur gazetarin Duriqi, para hyrjes së banesës së tij.
Ai është sulmuar porsa kishte dalë nga vetura e tij.
Policia ka dalë në vend ngjarje dhe është duke e hetuar rastin.
