Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Rinumërim i krejt votave të 14 shkurtit? Përplasen të gjithë në KQZ!

March 10, 2021
17
SHARES
2.3k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
KQZ-Përplasje

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka kërkuar rinumërim të plotë të votave të 14 shkurtit. Këtë kërkesë e ka kundërshtuar ashpër Lëvizja Vetëvendosje. Sipas përfaqësuesve të kësaj partie në KQZ, “kjo është një kërkesë politike”.

Ibrahim Selmonaj, përfaqësues i AAK-së në KQZ, ka kërkuar që të bëhet rinumërim i të gjitha votave, pasiqë sipas tij, ka dyshime se në të gjitha partitë ka pasur vjedhje si në rastin që ndodhi brenda kësaj partie. Ai ka hasur në kundërshti nga përfaqësuesi i VV-së në KQZ, Sami Kurteshi.

“Dua ta përsëris faktin se në këtë proces zgjedhor ka pasë parregullësi që janë vërejtë. Ato kanë nis nga qendrat e vendvotimeve nga komisionerët. E kam thënë edhe më herët, përsërish qëndrimin e Aleancës që hetuesia të merret me secilin komisioner ose secilin përgjegjës në secilën qendër, në secilin vendvotim, aty ku ka bërë ndërhyrje, në rast bëhet me AAK që e dimë, por e vërteta është se ka edhe mes subjekteve tjera politike, kërkoj nga KQZ, të bëhet rinumërim i plotë, që të pastrohet ky proces, të evidentohen të gjitha rastet”, ka thënë Selmonaj

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, tha se lidhur me këtë kërkesë, është KQZ që duhet të vendosë.

“Sa i përket rinumërimit total që propozoi Ibrahimi, nuk mund të jap ndonjë mendim, është cështje që vendos KQZ dhe nëse merr përkrahjen e krejt KQZ atëherë edhe do të ndodhë”, tha Valdete Daka.

Për kërkesën e Selmonajt, ka reaguar Kurteshi, i cili kundërshtoi këtë kërkesë.

“Unë e dëgjova kolegun por kërkesa për rinumërim të plotë i tejkalon edhe kërkesat ligjore. Mendoj se dallimet e mospërputhjeve realtivisht mirë shihen ku janë, janë pa se ku janë. E kuptoj që gjithmonë ata që marrin me pak vota, s’po tham që keni humbë, nuk janë të kënaqur gjithmonë me rezultatin. Por një rinumërim i plotë merr karakter politik dhe mendoj që nuk ka shenja që është i domosdoshëm rinumërimi i plotë. I kam dëgju përfaqësues të subjekteve politike që i kanë pasë pritjet shumë të mëdha, ata kanë kërku rinumërim të plotë. Por rinumërimi i plotë do të nënkuptonte se procesi ka qenë krejt i kriminalizuar”, ka thënë Kurteshi.

“Të rrëzohet teoria se kanë qenë zgjedhje të dështuara, i korruptuar, i keq i kriminalizuar, por të kërkohet rinumërim i plotë, ky duhet të shihet si problem”, ka thënë Kureshi.

Selmonaj reagoi ndaj Kurteshit në këtë mënyrë:

“Sot paska ndryshu pak qasje Samiu, është demokratike rinumërimi i krejt votave. Është mëse demokratike që të rinumërohen dhe të vlerësohen”, ka thënë Selmonaj.

Kurteshi reagoi kështu:

“Unë nuk kam ndryshu qasjen, qasja ime ka qenë prej fillimit që për votën e qytetarit të mos vendoset në tavolinë por në kuti të votimit”, ka thënë Kurteshi.

Përfaqësuesi i LDK-së në KQZ, Sami Hamiti ka thënë se kjo kërkesë nuk ka ardhur më herët nga AAK. Ai ka thënë se kjo parti po kërkon këtë pas ngjarjeve të fundit.

“Kërkesa e Ibrahimit rrjedh me siguri nga zhvillimet e fundit. Nuk ka kërku deri tash askush për rinumërim të plotë. Kjo është më tepër një kërkesë morale nga përfaqësuesi i AAK që të zbulohet gjithcka rreth kandidatëve”, ka thënë Hamiti.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka tha se duhet të pritet raporti nga rinumërimi që është duke ndodhur, për të ecur tutje në këtë cështje.

“Nga ajo cka del nga rinumërimi sidomos nga subjekti i zotit Ibrahim, meqë është përfolë lufta mes kandidatëve dhe mundësia e manipulimit jo mes partive politike, presim ta shohim raportin se a ka nevojë për rinumërim sa i përket kandidatëve të ndonjë subjekti të caktumë”, tha Valdete Daka, përcjell Periskopi.

Përfaqësuesi i PDK-së në KQZ, Arianit Elshani, kundërshtoi Sami Kurteshin e VV-së, duke thënë se kërkesa e përfaqësuesit të AAK-së, është legjitime.

“Kërkesa e zotit Selmonaj është legjitime, janë disa vide-incizime, janë rinumërime që kanë konstatu që ka pasur ndryshime mes kandidatëve. Por duhet të sqarohet për opinionin publik sepse nuk janë vetëm këto raste që po hetohen nga Prokuroria”, tha Elshani, 

Edhe Alim Rama i VV-së në KQZ, ka kundërshtuar idenë që të ndodhë rinumërim i plotë i votave.

“Jo gjithkund ka pasë keqpërdorime, por kur flasim për rinumërime të plota, është kërkesë politike dhe jam kundër një kërkese të tillë politike”, ka thënë Rama.

Kryetarja e KQZ-së ka thënë se sipas rinumërimit të deritashëm, është vërtetuar se ‘jo të gjitha kutitë kanë pasur ndryshime”.

ShareTweet

Related Posts

Çka po ndodh në Kosovë? Pas Podujevës, PZAP vendos për rinumërimin të gjitha votave edhe në këtë komunë!

November 8, 2021

Çka po ndodh në KQZ: Vendoset për rinumërimin edhe të 8 vendvotimeve për kryetar dhe 35 për kuvende komunale!

October 25, 2021

Prishtinë, Arben Vitia i LVV-së merr mbi 72% të votave të diasporës!

October 24, 2021

Përfundon numërimi i votave me postë: LVV prin në 15 komuna, LDK – 7, PDK e AAK – 3!

October 24, 2021

Ja kur do të shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale?

October 24, 2021

KQZ-ja aprovon mbi 9 mijë zarfe me fletëvotime nga diaspora, pritet të numërohen në fundjavë!

October 22, 2021
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.