1. Qeveria e re duhet të jetë shumë e vëmendshme (natyrisht, nëse e shpreson ndryshimin e premtuar) sidomos në emërimet e reja ekzekutive. Sepse, lakmia për të “pushtuar” majat dhe privilegjet e pushtetit në pothuajse gjithë pasluftën ka pësuar degradim edhe pēr shkakun se ka emëruar militantë injorantë partiak! Qē ka rezultuar me pasojat që jemi duke i përjetuar si vend dhe si shtet i ri, i cili në vend që të bëjë një seleksionim pozitiv të nevojave afatgjata të levërdisë nga koherenca zhvillimore dhe ajo emancipuese me vendet dhe shtetet tjera që kishin probleme identike…
2. Gjendja mandatore e qeverisjeve tē pasluftë, duket që më shumë ka “prodhuar” elita të atilla “shkencore e akademike” që në vazhdimësi e kanë pasur imperativ atë fahun e magjisë së “fuqisë politike” (që siç thotë Maks Weber, në ndërdije e urdhëron vetveten të pushtohet nga mania e të poseduarit dhe të kontrolluarit të çdo gjëje?!) për të qeverisur qytetarinë e pabemendëshme dhe të paemancipuar politikisht sa duhet.
3. Kjo përvojë e “pushtimit” në vendet që përjetuan ethet e tranzicionit, dosido i përvetësoi dhe fascinoi shumë pedagogë dhe mësimdhënës të këtyre vendeve, por dallimi qëndron se në këto shtete mekanizmi i shtetit ishte më shumë në funksion të një prokurorie e mē pak avokatie të kësaj gjendjeje. Por, lakmia në rastin tonë kosovar për të marr poste akademikët, e jo elitat përkatëse të përgatitura ekonomike, politike, kulturore, në një mënyrë është edhe një lloj trashëgimie nga vitet ’90-ta, kur në fakt barra kryesore i ra po kësaj shtrese shoqërore e jo tjerave. Gjithashtu, ndjenja për këtë lloj ”pronësie” e ka shpjegimin e vet që mund dhe duhet të ndërlidhet me mungesën e hipotekave ideologjike, kulturore e nacionaliste që i prodhonin shtresat tjera shoqërore në ish Jugosllavi…
Prof. Dr. Fadil Maloku