
Vazhdojnë përplasjet në Kuvend ndërmjet deputetëve dhe kryeparlamentares Osmani.
Osmani po merr kritika të njëpasnjëshme nga bashkëpartiakët e saj deputetë, të cilët po i adresojnë vërejtje rreth mosrespektimit të Rregullores.
Por në mbrojtje të Osmanit ka dalë deputeti i LVV-së, Rexhep Selimi.
Selimi tha se nuk arrin ta kuptojë ashpërsinë e deklaratave të deputetëve ndaj Osmanit.
“E kuptoj shqetësimin e LDK-së e të PDK-së në raport me juve, po s’po e kuptoj egërsinë e tyre ndaj jush. Vazhdoni mbrojeni integritetin e deputetëve përballë anëtarëve të Qeverisë se s’janë të përgjegjshëm”, tha Selimi.