Për aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me ligjshmërinë për masat e reja, deputeti i LDK-së Driton Selmanaj tha se kryeparlamentarja Vjosa Osmani po legjitimon vendimin e qeverisë duke anashkaluar nenin 56.
“Po e legjitimoni qeverinë Kurti duke e anashkaluar nenin 56”, tha Selmanaj.
Vjosa Osmani reagoi me zë të lartë duke i kërkuar deputetit që të mos dezinformoj qytetarët publikisht.
Selmanaj gjithashtu i tha se sjellja e saj autoritare po i ngjanë me dikë tjetër dhe jo me atë.
“Qasja juaj autoritare po më ngjanë me dikë tjetër jo me ju personalisht”, tha Selmanaj.
Pas kësaj Osmani i ndali fjalën deputetit Selmanaj, duke thënë se ai e kishte ofenduar atë.