Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thirrur konferencë për media, e cila do të mbahet nga ora 17:00 në objektin e qeverisë.
Rizvanolli do t’iu drejtohet qytetarëve së bashku me kryeshefin e KEK-ut, Nagip Krasniqin, si dhe atë të KOSTT-it, Kadri Kadriun.
Kriza me energjinë vazhdon të mbetet shqetësuese, ndërkohë që KEDS ka njoftuar se do të vazhdojë me planin e reduktimeve 2-orësh në të gjithë vendin edhe në ditët e ardhshme.