
Sipas te dhenave zyrtare nga ministri Ahmetaj, Shqiperise ne Konferencen e Donatoreve, i jane dhene 295 milion euro ne grante e dhurata, dhe 885 milion ne kredi dhe projekte.
Pra 33% te 1.15 milarde eurove jane dhurata dhe 67% jane kredi. Duhen falenderuar sinqerisht te gjithe ata vende te cilet shfaqen solidaritetin me Shqiperine si ne formen e grantit ashtu edhe ne formen e huave.
Gjithashtu, duke iu referuar ministrit Ahmetaj, Franca ka dhene 1 milin euro grant dhe 60 milione kredi. Italia 5 milion grant dhe 60 milion kredi, duke rrezuar optimizmin e nxituar te mediave mbi çudite e Frances.
Eshte interesant fakti se vetem Emiratet , Turqia dhe Katari kane dhene 121 milione dhurata nga 295 si total, pra 41% nga 100 shtete donatore.
Ndersa ne fondin prej 885 milione si kredi,vetem Banka Islamike per Zhvillim ka dhene 365 milion, pra 41.2% te totalit te huave.
Keto shifra duhet te na kujtojne miopine dhe dashakeqesine 30 vjecare te disa qarqeve politiko-kulturore te Tiranes ne lidhje me statusin tone ne Konferencen Islamike. Shifrat tregojne se sa kunder interesave tona kane punuar keto qarqe, dhe sa gabim e kishin.