Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me shumë pak përbërës por të mrekullon me shijen fantastike që ka.
Një kombinim perfekt i brokolit me gjizë dhe hudhra, i shijshëm sa më s’ka e që shoqërohet në mënyrë perfekte me gatime të ndryshme por edhe thjeshtë me bukë të thekur gruri apo edhe misri.
AgroWeb.org ju sjell më poshtë mënyrën fantastike të përgatitjes së këtij gatimi special lehtë dhe thjeshtë në shtëpi.
Përgatitja e Brokolit me Gjizë e Hudhra
Përbërësit
(Përbërësit më poshtë janë për 4-5 persona)
500 gr brokoli
250 gr gjizë e freskët
Kripë
Vaj Ulliri
2-3 thelpinj hudhra
Përgatitja
Procesi i përgatitjes së brokolit në avull është një metodë shumë e shëndetshme për të ruajtur vlerat e kësaj perimeje.
Mjafton të vendosni një tenxhere me dy-tre gota ujë në zjarr dhe pak kripë.
Sapo uji të nisë të vlojë, vendosni në tenxhere një kullesë metalike me vrima (si ajo e makaronave) dhe në të vendosni degëzat e brokolit.
Mbylleni me kapak dhe lëreni të gatuhet përreth 5-6 minuta, derisa brokolit të zbuten por jo të qullen.
Në këtë rast, përgatitja e brokolit në avull kërkon pak minuta më shumë se sa procesi i zierjes.
Largojini brokolit nga avulli.
Ndërkohë vendosni një tigan në zjarr, shtoni vajin e ullirit, gjizën, hudhrat e shtypura kaurdisini dhe më pas shtoni aty brokolit, kaurdisini dhe më pas kalojini në furrë të parangrohur në 200 gradë për 10-15 minuta.
Ky gatim special shoqërohet në mënyrë fantastike me bukë të thekur, byrekë të shijshëm shtëpie, sallata të freskëta të stinë, perime të pjekura.
Kjo recetë mund të përdoret gjithashtu edhe si meze në tryezë për të shoqëruar gatime të tjera të ndryshme.
Me shije të mrekullueshme dhe duke ndjekur të njëjtën mënyrë gjithashtu mund të përgatisni edhe lulelakrën dhe do të kënaqeni padiskutim edhe me shijen e saj.
Discussion about this post