Përbërësit
4 racione mish viçi
500 gr makarona elb
4 lgj vaj ulliri
1 kokërr qepë
2 thelpinj hudhër
1 karotë
3-4 domate, 1 lk sheqer
1 koncentrat pule
1 gotë verë të bardhë
Kripë, piper
100 gr djathë të verdhë
Përgatitja
Në një tenxhere me 3 lugë vaj ulliri kaurdisim mishin e qingjit të spërkatur me kripë. E kaurdisim nga të gjitha anët dhe më pas e shuajmë me verë të bardhë.
Sapo alkooli i verës të avullojë shtojmë një qepë të grirë imët, karrotën të prerë në kubikë të vegjël dhe domaten të grirë në rende.
I trazojmë mirë përbërësit i rregullojmë me pak sheqer, kripë dhe piper dhe më pas shtojmë buljon me koncentrat pule. Ulim temperaturën e sobës dhe e lemë gatimin të ziejë për rreth 40 minuta në temperaturë të ulët./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post